Stop Skavica

Stop Skavica

In Media News Newsletter Publications Reports

Sociologjia e viktimave-Cfare luhet ne kurriz te Dibres dhe Dibraneve

Autore te shumte kane shkruar nder vite ne lidhje me viktimizimin, rrethanat ne te cilat nje grup njerezish perjashtohen nga anetaresia ne nje “shoqeri te vlerave” dhe behen objekt I agresorit, qe kur eshte ne politike, perdor mjete te shumta per te shkaterruar viktimen e tij si stigma, identiteti shoqeror, racor etj.

Ne Shqiperi, dukshem metoda me e preferuar eshte etiketimi, ku kuptimi mbi gjerat, ne kete rast te Dibres dhe projektit HEC Skavice, ndryshohet vazhdimisht nepermjet interpretimit ne kete rast nga Kryeministri Rama, qe ndryshe sa eshte e verteta, shtron perpara genjeshtra te maskuar si te verteta, ku Dibra si krahine viktimizohet ndersa agresori, caktohet te mbikeqyre viktimen e tij.

Vendosja e agresorit mbi krye te viktimes dukshem eshte perdorur nga kjo qeveri si mjet perves presioni, ku viktimat kercenohen hapur nepermjet shantazhit, sic eshte rasti I caktimit te znj. Belinda Ballukut, Ministre e Infrastruktures dhe Energjise si perfaqesuese e PS ne Diber. Kjo metode nuk eshte zgjedhur rastesisht ndaj dhe ka funksionuar per kete qeveri ndersa viktimat, duke shpresuar me kot te agresori, kane humbur ne cdo rast!!!

Ajo qe na intereson ne rastin e HEC Skavice eshte se duhet te jemi te vemendshem te mos viktimizohemi, pra te mos sillemi sic parashikon agresori dhe sic ka ndodhur deri tani.

Sa here ministrja Belinda te hape gojen, ti tregojme kush eshte ne te vertete, pertej fasades, dhe buzeqeshjeve te shumta kur realiteti nxin, pasi nje krahine e tere rrezikon te shuhet nen uje.

Te tregojme se ne dhe jo ata jane njerezit e vlerave, ne jemi ne te drejten tone, ne dhe jo ata mund te vendosin ne lidhje me HEC Skavicen. Cdo gje eshte mirazh ndaj duhet me cdo kusht te c’jerrim maskat dhe te mbrojme veten tone nga ky agression I organizuar! Pse mirazh? Pasi ne te vertete forca reale ndodhet ne anen e banoreve, te cilet mund te arrijne ta ndalojne projektin, por eshte Ministrja Balluku dhe te derguar te tjere, nepermjet mekanizmave te presionit, mungeses se informacionit apo informacionit te rreme, qe perpiqen te thone qe ne vendosim dhe ju duhet te bindeni!

Pervec shantazhit pervers qe nuk ka lidhje me politikberjen, kjo tregon edhe per rendesine qe qeveria Rama I kushton projektit HEC Skavice dhe frika nga deshtimi I marreveshjes me Bechtel si dhe ndikimin qe ky projekt do te kete ne betejen e ardhshme elektorale.

Neni 7 I kontrates mes Bechtel dhe Kesh parashikon deshtimin ne rast te forcave madhore, nder te cilat, jane:

… Ngjarjet e forcës madhore mund të përfshijnë për shembull, “luftërat, grevat, trazirat civile, kryengritjet, tërmetet, zjarret, shpërthimet, stuhitë, pandemitë, epidemitë, përmbytjet ose kushte të tjera të pafavorshme të motit ose konfiskimin”. Në këtë rast, Programi i Projektit do të përshtatet/rregullohet përkatësisht.

7.2 Pala, detyrimet e së cilës janë pezulluar, sipas nenit 7.1, e rifillon përmbushjen e atyre detyrimeve sapo të jetë e mundur pas largimit të shkakut dhe njofton menjëherë për këtë Palën tjetër.

7.3 Nëse ngjarja e forcës madhore vazhdon për një periudhë kohore më të gjatë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike, secila Palë ka të drejtë të zgjidhë këtë Kontratë, duke i dhënë Palës tjetër njoftim me shkrim të paktën 30 (tridhjetë) ditë para. Në rastin e një zgjidhjeje të tillë, Klienti i paguan Bechtel-it shumat e pakundërshtuara për shërbimet e kryera deri në datën e zgjidhjes, plus kostot reale të çmobilizimit ….

Perpara na pret nje periudhe kulminante, ku cdo lloj pushteti dhe kontraktori Bechtel do te paraqese ne “degjesa” publike gjetjet fantastike per HEC Skavice, duke kryer perfundimisht detyrimet formale qe ta coje drejt ndertimit te diges. Dhe me siguri ne rastin e Dibres, pasi ky projekt eshte quajtur “strategjik”nga qeveria, dhe ka nisur te zbatohet faza e pare, elemente te tjere do te aktivizohen qe do te bejne cmos te realizohet, per arsye te ndryshme sic mund te jene bindja ndaj urdhrave, presioni, mundesite per karriere dhe perfitim monetar si dhe konformimi me kete realitet. Ndersa ne duhet tju behemi barriere cdo plani per “fast track” dhe “punembarimi” apo larje e duarve me Dibren!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika