Stop Skavica

Stop Skavica

Newsletter Publications Reports

Aleanca natyrale e vlerave ne mbrojtje te Dibres

Ferzileta Gjika

Aktiviste e Kundershtimit ndaj ndertimit te HEC Skavice.

Opozita, ne parim, duhet te kundershtoje cdo projekt te qeverise. Edhe nje projekt qe mund te jete perfekt nga cdo pikepamje, te jete hartuar ne interes te publikut dhe jashte cdo pikepyetje korrupsioni, detyra e opozitarit eshte ta zbertheje ne imtesi dhe te gjeje nje pike qe mund ta kundershtoje, te fokusohet ne kete problem per aq gjate sa te marre vemendjen qe I intereson opozites. Ne kete rast funksionimi normal te demokracise, opozita I sherben interesit te saj te drejtperdrejt te maksimizimit te kuotave te saj dhe te uljes se kuotave te qeverisjes, me qellim fitimin e cdo beteje sado e madhe apo e vogel, me synimin final qe eshte rotacioni. Njekohesisht, kjo I sherben dhe disa interesave te komunitetit pasi rritja e vemendjes ndaj nje aspekti te ketij projekti do te rrise pergjegjshmerine e hartuesve apo zbatuesve te projekteve te ngjashme ne te ardhmen, qe te minimizojne sulmet e mundshme te opozites.

Ngjashem dhe shoqeria civile, duhet te beje rolin e rojes, per te mbrojtur interesat e komunitetit ne perputhje me qellimin per te cilin jane formuar.

Por si funksionon ky mekanizem monitorues dhe denoncues nga aktoret opozitare ne Shqiperi?

Dukeshem si opozita dhe shoqeria civile e kane humbur betejen me qeverine sa I perket sundimit nepermjet ligjeve speciale, me perjashtim te ligjit special per ndertimin e teatrit kombetar, qe u gjet antikushtetues nga gjykata kushtetuese.

Nga ana e opozites, jo cdo projekt I qeverise kundershtohet. Ka projekte qe anashkalohen sic ishte projekligji ne parlament I Marsit 2021 qe I lejoi qeverise te negocioje nje kontrate direkt me Bechtel per fazen e pare te HEC Skavices, pa gare.

Ne ate kohe, opozita ishte jashte parlametit. Por megjithate kishte kohen e duhur ne dispozicion te analizonte kete projektligj dhe te dilte me qendrimin e saj, qe normalisht duhet te ishte kunder ne parim. Arsyet ku duhet te ishte bazuar ky qendrim jane disa:

  • Perjashtimi I gares, duke kerkuar lidhjen e kontrates me nje kontraktor te caktuar, ne kete rast Bechtel. Kjo bie ne kundershtim me ligjin per prokurimet dhe me MSA, parimin e gares se barabarte.
  • Kalimi dhe diskutimi pa transparencen e duhur te projektligjit, ku ne komisionin perkates ku u diskutua ky projektligji doli qe nuk ishte konsultuar me asnje grup interesi
  • Askush nga titullaret ne komision nuk ishte ne gjendje te shpjegonte arsyet ligjore si u zgjodh Bechtel, duke qene se kesaj kompanie nuk I ishte dhene as statusi I investitorit strategjik. Normalisht, Bechtel ne kete kontrate eshte kontraktor, jo investitor.
  • Interesat legjitime te banoreve nuk u parashtruan dhe kur nga disa deputete u bene disa pyetje, Zonja Ministre, titullare e Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, hartuese e projekt-ligjit, nuk denjoi te jape pergjigje shteruse, qendrim qe ajo vazhdon ta mbaje me arrogance gjate gjithe kesaj kohe.

 

Ne 2020 kishim nje rast tjeter te nje ligji special, dhe ketu si zakonisht, autore eshte Ministria e Infrastruktures. Ne fillim pati nje marreveshje mes Shqiperise dhe Emirateve te Bashkuara Arabe, qe ne thelb parashikonte shmangien e gares ne projektet e ardhshme, duke iu dhene te drejte paleve te zgjidhnin vete kompanite. Fill pas kesaj marreveshje, u dorezua ne parlament nje projektligj special per ndertimin e portit te Durresit nga “Symphony Invest Limited”, te dy keto marreveshje te miratuara nga parlamenti. Me te drejte, opozita i kundershtoi me te njejtat argumenta, duke cituar shkeljen e nenit 56 te MSA, pasi cdo perjashtim nga gara mund te autorizohet vetem nga Keshilli i MSA, sipas kushteve qe do te caktonte ky keshill. Te njejtat hapa u ndoqen ne rastin e HEC Skavice, kur ne fillim pati dy marreveshje mes SHBA dhe Shqiperise dhe me pas pasoi ligji special per kontraten e fazes se pare te HEC Skavices, mes Bechtel dhe KESH.

Nje rast ne vazhdimesi eshte dhe ligji I sapomiratuar per marrëveshjen mbi administrimin e parkut kombëtar të Butrinit mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit. Ne kete rast, disa deputete dhe nje aleance e krijuar me shpejtesi kane premtuar qe kete ligj do ta cojne ne gjykaten kushtetuese.

Eshte e qarte si drita e diellit se aty ku qeveria ndjen nevojen e hartimit te nje ligji special, me nje emer kompanie ne te, pavaresisht si kopsitet nga ana ligjore, ne parim bie ne shkelje te se drejtes dhe si e tille duhet te jete subjekt I kundershtimit nga cdo institucion tjeter, apo aktor mbrojtes I ligjit, kushtetutes dhe qeverisjes se mire.

Ne te gjitha rastet e ligjeve speciale te Qeverise Rama, perjashtimi I gares dhe injorimi I detyrimit ndaj MSA kane qene te pranishme, por opozita jo te gjitha ligjet speciale, duke perfshire dhe ate te Bechtel, i ka kundershtuar, ose publikisht ose duke I derguar me firmat e deputeteve te saj ne kushtetuese, dhe pse, deri para pak kohesh, kjo gjykate akoma nuk ishte formuar.  Por tani kjo gjykate eshte funksionale dhe shpresojme qe opozita do ta luaje sa me pare rolin e mbrojtjes se kushtetutes dhe zbatimit te ligjit. Njejte sic po premton te dergoje ne kushtetuese ligjin per Butrintin, duhet patjeter te dergoje ne kushtetuese ligjin per Bechtel si dhe cdo ligj tjeter qe perjashton garen, duke I qendruar strikt parimeve te opozitarizmit, pavaresisht kush qendron prapa ketyre emrave.

Vijme te shoqeria civile. Shpesh degjojme aktore te shoqerise civile qe thone se per te arritur ndalimin e HECve te vegjel le te ndertohet nje I madh, dhe drejtojne gishtin drejt HEC Skavices. Por qeveria Rama nuk eshte se do ti degjoje keta zera, dhe do te vazhdoje te jape leje per ndertim si te HECve te vegjel ashtu edhe te HEC Skavices, por ne kete aksion do te kishin me shume sukses nese do te vazhdonin te mbanin qendrim parimor kunder dhe per HEC Skavice, pasi demet dhe pasojat ne mjedis si dhe ne popullsine qe preket ne rastin e Skavices jane shume me te medha. Kompromisi qe mundohen te bejne duke perfituar dicka per te leshuar nje ceshtje shume me te madhe, vetem sa I kompromenton vet ato, nuk arrin asgje tjeter. Lind pyetja, Dibranet a nuk jane pjese e kesaj shoqerie dhe biodiversiteti qe ato trumpetojne pa pushim nuk paska vend ne Diber? Keta emra te medhenj shume, qe kane frike te prononcohen dhe pse kauzat ne leter I kane te medha, ne fakt kane humbur shume me qendrimin ndaj HEC Skavice, ne syte e shoqerise se vertete, qe vezhgon me kujdes cdo qendrim.

Po zyra e Avokatit te Popullit? Kjo zyre nuk ka dale me asnje qendrim, dhe pse Dibranet kane zhvilluar shume protesta, shume eksperte kane dale me qendrim te argumentuar kunder dhe do te duhej te hetohej dhe te dilej ne konkluzion si eshte e verteta dhe pse po proteston ky popull.

Ketu po flasim per qendrime parimore dhe veprime te mundshme ne mbeshtetje te ketyre qendrimeve, duke qene te ndergjegjeshem qe jo cdo gje mund te arrihet si ne parlament, ne gjykate apo institucion tjeter. Por duket qarte se ngaqe secili prej ketyre aktoreve te rendesishem nuk e luajti sic duhet rolin e tij, ne kohen e duhur, keto projekte avancojne, ne injorim te interesave te banoreve dhe komunitetit.

Sot qeveria parashtron para tyre emrin e korporates Bechtel ne rastin e HEC Skavices dhe ka heshtje. Neser do kete serish nje tjeter korporate, dhe do te vazhdohet me heshtje. Pra, pyetja qe ne te gjithe bejme eshte a do te zgjidhni “Bechtelin” apo nje emer tjeter, apo Dibren, Durresin, Tiranen, Saranden… por ne rastin tone, na intereson Dibra!? Nuk ka edhe, edhe, po tanime ka vetem ose ose. Sigurisht, secili eshte I lire te argumentoje qendrimin pro nese e kane dhe ne mund te kundershtojme me argumentat tona, por nga shume prej tyre s’kemi degjuar asgje, por vetem heshtje, qe ne fakt eshte qendrim pro, pervec atyre aktoreve politikane dhe opozitare te rendesishem dhe te shoqerise e medias qe kane kundershtuar qarte kete projekt, nga cdo aspekt duke perfshire dhe perjashtimin e gares, te cilet I falenderojme dhe I ftojme te vazhdojne kete beteje me Dibren. Gjithashtu, dhe thirrja per ato aktore vendimarres dhe eksperte racionale te qeverise apo institucioneve eshte qe tani eshte koha te ngrini zerin e arsyes ne forumet e duhura per Dibren, ose tani ose kurre! Ju mund te beni shume nga brenda institucioneve shteterore dhe forumeve politike, ku ne nuk kemi mundesi te themi fjalen tone.

Ka akoma kohe qe te behemi bashke dhe te krijojme nje aleance te vlerave, duke mbrojtur Dibren. Kontrata per fazen e dyte serish do te nenshkruhet pasi te kaloje ne parlament nje projekligj per ndertimin e diges. Atehere shpresojme qe cdo deputet te dale ne mbrotje te Dibres, kunder ndertimit te diges qe e mbyt perfundimisht ate pavaresisht cili emer do jete ne projektligj apo perkatesie politike. Qendrimet personale politike ne nuk na ndajne pasi ceshtja Skavica I tejkalon qendrimet politike te secilit.

 

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika