Stop Skavica

Stop Skavica

Newsletter Publications

Pasaporta e Dibres sic nuk duhet te jete…

Autor: Ferzileta Gjika

Pashaporta e Bashkise Diber[1] thote qe popullsia sipas regjistrit civil eshte 78,940 sipas regjistrimit te popullsise se vitit 2011, ndersa banoret 61,619. Siperfaqja 937km2.

 

Pershkrimi gjeografik, thote qe “relievi i bashkisë së re është përgjithësisht kodrinor dhe malor, por nuk mungon edhe ai fushor në të dyja anët e rrjedhjes së lumit të Drinit të Zi, që favorizon kështu zhvillimin e bujqësisë dhe pemëtarisë”.

Me projektin HEC Skavice, relievi fushor ne te dyja anet e Drinit te zi do te pushoje se ekzistuari, dhe Bashkise do ti duhet te ndryshoje pershkrimin, ndoshta pak a shume keshtu “relievi I bashkise se re eshte kodrinor dhe malor me disa parcela te vogla te copezuara ne keto zona, te cilet nuk kultivohen me per shkak te ndryshimit te mikroklimes dhe renies se prodhimit. Me permbytjen e fushes historike te Dibres qe dikur shtrihej ne dy anet e Drinit te Zi, sektori I bujqesise dhe pemetarise per te cilet njihej ne gjithe vendin per normen e larte te prodhimit, nuk njihen me.

Tashme, per shkak te liqenit te stermadh, ka perspektiva per zhvillim te peshkimit dhe ka turizem me ture njeditore nga Tirana dhe qytetet e tjera te Shqiperise”.

Pershkrimi ne sajtin e bashkise vazhdon “Bashkia e Dibrës është një nga bashkitë me territorin më të madh në rang vendi si dhe me një numër të konsiderueshëm fshatrash të shtrira në një zonë të thellë. Zona e Dibrës është njëkohësisht edhe krahina e fundit e madhe e Shqipërisë, e cila vijon të përdorë në shkallë të gjerë infrastrukturën rrugore të trashëguar nga koha e komunizmit, pa shumë përmirësime”.

Si thoni te ndihmojme administraten e bashkise, tashme e vendosur ne rolin e thjeshte te kordinatorit sa I perket HEC Skavices, dhe pse 60% e territorit prodhues do ti permbytet dhe me shume se 32% e banoreve do ti avullojne nuk e di per ku, duke ndryshuar pershkrimin e mesiperm: “Bashkia e Dibres eshte nje nga bashkite me territorin me te vogel tokesor te banueshem ne rang vendi me nje liqen artificial qe mbulon fushen historike te Dibres. Ishin dikur ca fshatra, te ndodhur ne kodrat dhe malet perreth, te cilet pervecse te shtrire ne zona te thella, dhe pa infrastrukture rrugore lidhese, tashme jane te ndare gjeografikisht nga liqeni ne vijen pergjithesisht lindje/perendim. Kjo vije ndarese qe fillon qe afer kufirit me Maqedonine e Veriut dhe mbaron ne Skavice, Kukes, pervec njerzve, ka ndare perfundimisht dhe kafshet e mbetura ne male dhe kodra. Per fat te keq, per keto kafshe, noti ne gjithe ate liqen eshte I pamundur dhe ecejakja per deri ne Maqedoni dhe Kukes dhe me pas ne habitatin e vet, jo e natyrshmel. Kjo ka cuar ne mbylljen e ciklit natyror te ushqimit dhe mbareshtimit dhe perfundimisht, braktisjen e zones si te pajetueshme nga vet kafshet. Nuk ka patur ndonjehere nderhyrje serioze ne infrastrukture qe nga koha e komunizmit dhe braktisja totale e zones pas krijimit te liqenit, e ben jo te favorshme cdo nderhyrje te ardhshme. Te gjitha projektet lidhese ne kuader te HEC Skavice u ndertuan ne zonen perreth, kryesisht ne bashkine Kukes, bashki e cila ka perfituar dhe nga punesimet ne HEC. Tashme, nga pikepamja e zhvillimit njerezor, zona eshte e vdekur, por akoma ka pak territor sa per te mbajtur edhe nominalisht emrin bashki, kryesisht bazuar ne qytetin dhe fshatrat perreth dhe siper saj”.

Vazhdojme…

Thote tani bashkia “Zona e Dibrës u penalizua nga ndarja e qytetit të Dibrës nga kjo krahinë, pas vendosjes së kufirit në vitin 1913 ndërsa ndërtimi i qytetit të Peshkopisë nuk arriti të kompensojë këtë humbje. Bashkia e Dibrës është aktualisht një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë, ku për një pjesë të madhe të popullsisë ndihma ekonomike e shpërndarë nga qeveria është burimi i vetëm i të ardhurave. Por rezervati natyror i Lurës është shfarosur nga prerjet e paligjshme të pyjeve dhe aktualisht është e diskutueshme nëse kjo zonë duhet të vijohet të mbahet në listën e zonave të mbrojtura”.

Sugjerohet te behet ndryshimi I meposhtem I tekstit: “Zona e Dibres se pari u zbraps pas masakrave te kryera nga otomanet pergjate luftes se Skenderbeut dhe pas vdekjes se tij. Me pas, gjate viteve 1912-1921, shume dibrane humben jeten ne luftime dhe perplasje me ushtrite pushtuese te Serbise; zona te tera u shkretuan dhe me mijera Dibrane u detyruan te braktisin vendin duke u vendosur ne kryeqytet dhe gjithe Shqiperine. Zona e Dibrës si njesi u penalizua nga ndarja e qytetit të Dibrës nga kjo krahinë, pas vendosjes së kufirit në vitin 1913 ndërsa ndërtimi i qytetit të Peshkopisë nuk arriti të kompensojë këtë humbje, duke ngelur si xhep ne gjeografine e Shqiperise. Bashkia e Dibrës është aktualisht një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë, ku për një pjesë të madhe të popullsisë ndihma ekonomike e shpërndarë nga qeveria është burimi i vetëm i të ardhurave. Kjo eshte dhe arsyeja pse eshte kaq terheqese si territor per te kryer ushtrime elektorale te cilat me pas zbatohen ne gjithe vendin. Sa i perket rezervatit natyror te Lurës I cili per shkak te mungeses se zbatimit te ligjeve është shfarosur nga prerjet e paligjshme të pyjeve, ndoshta do te pushoje se ekzistuari gjithashtu, nga projekte te ardhshme te qeverise, dhe mbrojtja mund ti hiqet dhe ligjerisht, pasi eshte hequr me pare praktikisht”.

Pavaresisht rolit ne te cilin eshte vendosur, me siguri pa deshire, bashkia Diber, ne ate te kordinatorit sic e ka pohuar edhe vet, besoj shume punonjes dhe zyrtare te bashkise nuk jane dakord me projektin HEC Skavice.

A nuk eshte jo e arsyeshme arsyeja se HEC Skavice nuk ndertohet per perfitimet qe vet ky HEC do te sjelle, qe nuk I kapercen as 12% te nevojave te vendit, por per te rregulluar regjimin ne tre HEC e tjera ne kaskade?

Pra, per shkak se HECet e tjera po shkojne drejt pikes se vdekjes, do te permbytim Dibren qe te ruajme nivelin e ujit ne kete tre HECe. Por cdo HEC ka nje data skadence, dhe ketij do ti vije fundi. Per demet e pakthyeshme te shkaktuar zones a ka menduar njeri? Qeveria Rama duket se eshte e interesuar vetem per perfitime afatshkurta nga ky projekt sic mund te jene koncesionet politike nga perzgjedhja e investitorit qe eshte Bechtel.

Sa I perket arsyes se ndertohet HEC Skavice per te mos permbytur nen Shkodren, qeveria ka per detyre te trajtoje kete ceshtje vecante dhe te gjeje zgjidhje racionale: te mos mbeshtetet ne filozofine Adhamudhiane te prerjes se njeres dore per te shpetuar tjetren. Kete gje nuk do ta pranojne dibranet dhe do tia japin pergjigjen ashtu sic e meriton nese tenton ta realizoje sa kohe ato nuk jane shkaktare as fajtore per permbytjen e Shkodres.

Bashkia Diber ka per detyre, sipas ligjit dhe kushtetues, te marre vendime autonome dhe te qendroje pas banoreve ne cdo qendrim qe ato kane marre dhe te mos iu behen barriere interesave te tyre te ligjshme per te mbrojtur nje projekt te paligjshem dhe anti-kushtetues, qe rremben nje territor te bashkise dhe e kthen nga toke shekullore ne nje liqen ne stagnacion, me pasoja afatgjata sociale dhe mjedisore, per perfitime te shtuara te energjise qe lehtesisht mund te zevendesohen nga projektet ne vazhdim te qeverise te gazifikimit[1], ato te energjise diellore dhe te eres[2].

[1] https://portavendore.al/bashkia-diber/pasaporta-e-bashkise-diber/

[2] https://www.monitor.al/gazifikimi-balluku-projekti-ne-vlore-interes-rajonal-mund-tu-sherbeje-17-milione-qytetareve/

[3] https://www.altenergymag.com/news/2022/05/31/on-6-8th-september-2022-the-high-level-international-investment-event-energy-week-western-balkans-will-take-place-in-montenegro/37362/

 

 

 

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika