Nevojat Energjitike Shqiptare dhe Projekti Skavica

Nevojat Energjitike Shqiptare dhe Projekti Skavica

Ferzileta Gjika

7 Qershor, 2022, New York

Parametrat e HEC Skavice

Sipas informacionit te publikuar ne media, HEC Skavice projektohet ne lartesine mbi nivelin e detit: 443m, lartesia e diges: 147m, siperfaqja e rezervuarit 54km2, volume I rezervuarit 2319 mln m3, fuqia 210 MW, Prodhimi Vjetor: 915 GWH, kosto 510 milione euro, ku perfshihen shpronesimet dhe ndertimi I infrastruktures se nevojshme (120 milione euro). Sipas disa studimeve te meparshme dhe nga IFC, kostot reale jane te pakten dyfish gjate ndertimit dhe te shumefishta gjate jetes se ketij rezervuari.

Nevojat e vendit per energji

Nga raporti vjetor i Enti Rregullator I Energjise (ERE) per vitin 2020 (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021)rezulton se vendi ka nevoje per 7589 GWh energji ne vit dhe rezulton qe prodhimi I supozuar I HEC Skavice nuk perben me shume se 12% te kesaj nevoje.

Gjate vitit 2020, vendi prodhoi 5313 GWh nga cilat 58% nga KESH dhe 42% nga kompani private. Importi per vitin 2020 ishte 31% e nevojes per energji ose 2276 GWh. (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021).

Kjo eshte ne kontradite me fjalet e perdorura ne Memorandumin e Bashkepunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-vë (Energjise, 2020), sipas te cilit HEC Skavice do te krijoje “pavaresi” te plote nga importi I energjise dhe do ta pozicionoje vendin tone si qender energjie per rajonin (Energjise, 2020) ne kohen kur nese HEC Skavice do te punonte me kapacitet te plote ne vitin 2020, do te plotesonte vetem 40% te importit (dhe vetem 12% te nevojave te vendit sic theksohet me siper). Nese te dhenat ketu I referohen vitit 2020, po te imagjinojme qe ndertimi I kesaj vepre do te zgjase disa vite, gjate te cilave supozohet qe nevoja per energji do te vije ne rritje, kuota qe mund te plotesoje HEC Skavice ne nevojen totale te vendit per energji do te vije ne zvogelim. Po te mendojme zgjatjen e periudhes se thatesires cdo vit e me shume, rrjedhimisht dhe energjia qe do te prodhohet do te vije ne ulje. Ne kete moment ne ekuacion nuk kemi future kostot kolosale social dhe ekonomike te investimit dhe ne popullsi. Kostot e projektit te diges se Skavices ne kete lartesi nuk e justifikojne ekonomikisht projektin prandaj deri tani te gjitha studimet e fizibilitetit e nxirrnin kete dige jo rentabel. Dhe projektet kane rene njera pas tjetres. Vet ish ministri Gjiknuri (Gjiknuri, 2016) e pohon kete te vertete me siper pavaresisht narrativave qe ndryshojne sipas intereseva private te qeveritareve.

Menyrat e qendrueshme te plotesimit te nevojave per energji

Prej kohesh, Banka Boterore keshillon qeverine shqiptare te diversifikoje burimet energjetike pasi mbeshtetja deri 90% vetem ne hidrocentrale eshte e paqendrueshme per shkak te ndryshimeve klimatike (Ebinger, 2010). E njejta gje, ne progres raportin e publikuar cdo vit, Komisioni Europian perserit qe Shqiperia duhet te diversifikoje sektorin energjetik larg hidrocentraleve dhe te promovoje burime alternative te energjise qe te jene ne perputhje me standardet mjedisore (Commission, 2020).

12% e nevojes per energji mund te plotesohen fare mire nga HEC-et ekzistuese, ne nje vit te mire hidrik. Nese jo, ka shume alternativa. Si psh: nese totali i energjise qe konsumoi Shqiperia ne vitin 2020 eshte 7589 MGh, 21.48% ose 1632 GWh eshte humbja ne rrjet per kete vit, sa gati prodhimi i dy HEC Skavice. Askush nuk pret qe qeveria te ule ne menyre drastike humbjet ne rrjet, por qe te mos beje asgje, me ulje minimale te kesaj perqindje humbje ne rrjet vjetore, dhe nga ana tjeter te kerkoje te zhduke nga harta kerthizen e Shqiperise, Dibren, kete asnje njeri normal nuk mund ta pranoje. Kjo dhe per vet faktin se cdo vit investohen me miliona euro ne tendera per mirembajtje rrjeti qe te reduktohen humbjet teknike por asgje nuk arrihet.

Potenciali per energji te diellit eshte shume I madh ne vend dhe vet Bechtel ka pervoja boterore ne projekte te gjenerimit te energjise nepermjet diellit dhe eres. Ne qofte se shuma prej 510 milione euro investim fillestar ne HEC Skavice do ti jepej Bechel apo nje kompanie fituese te nje tenderi nderkombetar, do te kishim energji te gjeneruar sipas standarteve aktuale mjedisore, ne perputhje me rekomandimet per investime te qendrueshme, pa sjelle pasoje ne mjedis dhe as ne shoqeri. Por ky investim do te ishte afatgjate dhe do te sherbente per diversifikim te energjise ne Shqiperi, qe aktualisht varet 90% vetem ne hidrocentrale.

Cfare beri qeveria Rama nga koha e ardhjes ne pushtet me 2013 per te ndertuar nje rrjet minimal te shperndarjes ose depozitimi te gazit nga Azebaxhani qe kalon tranzit nepermjet Shqiperise drejt Italise? Pothuajse asgje. Me 15 Nentor 2020, TAP AG perfundoi zbatimin e tij (ERE, 2021) dhe ne dhjetor nisi shperndarjen ne Itali. ERE nxori vendimin nr.97, date 15.06.2020 per kodin e rrjetit te TAP qe mundeson transaksionet te kesaj linje transmetimi gazi. TAP nuk shperndan gaz ne Shqiperi, pasi mungon rrjeti shperndares. Vete ERE thote qe eshte urgjente ndertimi I rrjetit te transmetimit te gazit ne Shqiperi, pasi eshte me pak ndotes, por asgje reale nuk eshte ndertuar, ekzistojne vetem projete. Ne asnje plan vendor te qyteteve nuk ekzistojne planifikime te rrjetit te gazit apo terminale per furnizim. Pra, kemi nje burim energjie me cmim me te lire, me pak ndotes, dhe pa pasoja ne njerez dhe mjedis, por qeveria nuk ka bere asgje por kerkon te ndertoje nje dige te madhe, me pasoja te pallogaritshme ne njerez dhe mjedis dhe me kosto marramendese.

Studimi I fizibilitetit nga Bechtel jo I besueshem

Gjate firmosjes se kontrates mes Bechtel dhe KESH (Balluku, 2021) per fazen e pare te HEC Skavice, me 05 Korrik 2021, Ministrja Balluku njoftoi kompania Bechtel qe do te kryeje studimin e fizibilitetit, do te “nxjerre” nje “produkt” qe te mjaftoje per te nisur fazen e dyte. Qe do te thote, nga Korriku 2021 deri ne nentor 2022, Bechtel do te dorezoje ne ministri nje studim ndikimi social dhe mjedisor, I cili me siguri, perkunder studimeve te deritanishme, do te thote qe projekti eshte I justifikuar prandaj duhet vazhduar me kontraten per ndertimin e diges, kuptohet me Bechtel, dhe jo nepermjet nje gare nderkombetare. Afermendsh korporata Bechtel qe ka firmosur nje kontrate e ka ne dore plotesisht te kryeje te gjitha studimet qe ta cojne ate ne nenshkrimin e nje tjetre kontrate, dhe pse ne kundershtim me te gjithe standardet dhe rekomandimet e organizmave nderkombetare sa I perket fushes se energjise ne vend dhe vet Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise. Dhe ne kundershtim me vete vullnetin e banoreve dhe llogjiken e shendoshe ekonimike.

Sipas Bankwatch, nje organizem qe merret me investimet ne Ballkan, “në korrik 2021, në dukje pa asnjë procedurë tenderimi, u nënshkrua një kontratë paraprake me.gjigantin e ndërtimit Bechtel për të kryer një hetim teknik, për të ndërtuar rrugë hyrëse për ndërtim dhe të kryejë një vlerësim të ndikimit mjedisor dhe social për projektin. Bechtel ka fituar famë në rajoni për përfshirjen e tij në një sërë projektesh të pasuksesshme dhe/ose me çmime të larta, që zakonisht jepen pa procese tenderimi. Kjo ngre shqetësime si për vlerën për paratë te projektit ashtu edhe për kuptimin e vlerësimit të ardhshëm të ndikimit në mjedis. Nëse marrëveshjet për projektin jane tashmë te kopsitur pas dyerve të mbyllura, atëherë dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis do te jape përgjigjen “e drejtë”, pavarësisht nga gjetjet e saj “reale” (Bankwatch, 2022).

Referencat

Balluku, B. (2021). HEC Skavica, nënshkruhet kontrata e fazës 1 mes KESH dhe Bechtel. Retrieved Jun 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/hec-skavica-nenshkruhet-kontrata-e-fazes-1-mes-kesh-dhe-bechtel/

Bankwatch. (2022). Learn more: bankwatch.org. Retrieved Jun 2022, from https://euagenda.eu/publications/flagships-or-red-flags-risks-of-proposed-flagship-infrastructure-projects-under-the-economic-and-investment-plan-for-the-western-balkans

Energjise, M. e. (2020). Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica. Facebook. Retrieved June 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/balluku-nenshkruan-me-kompanine-amerikane-bechtel-memorandumin-e-bashkepunimit-per-hec-skavica/

ENERGY REGULATOR AUTHORITY. (2021). The Situation of the Power Sector and. Annual Report, Tirana. Retrieved June 2022, from https://ere.gov.al/images/files/2021/08/23/Annual%20report%202020.pdf

Gjiknuri, D. (2016). Ministri Gjiknuri: Po spekulohet qëllimisht mbi Skavicën. Retrieved June 2022 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/ministri-gjiknuri-po-spekulohet-qellimisht-mbi-skavicen/

 

 

Opposition to Skavica Dam

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika

Learn More →

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *