Dr. Nazmi Ajazi
Baseni Drin dhe roli hidrik I pyjeve.
Lugina e Drinit si nje nga me rendesishmet e vendit pesoi ndryshime te medha me ngritje e kaskadave mbi Drin. Fillimet e ketyre ndryshime datojnë reth viteve 1970 me Digen e Vaut te Dejes e me radhe Diga H/C Fierzes ne vitet 1978 dhe ajo e Komanit me 1988. Krijimi i nje zinxhiri digash realizoi dhe formimin e disa liqeneve artificial ku me i madhi i Fierzes me siperfaqe 73 km2 dhe gjatesi prej 70 km dhe me siperfaqe baseni reth 12.000 km2.
Realizimi i kesaj vepre hidrike nga me te rendesishmet ne vend u realizua gjate sistemit monist dhe ketu dalin ne pah disa probleme te medha qe na bejne te reflektojme dhe krahasojme situaten ne te cilen ndodhemi tani me atehere. Sistemi I hiperkolektivizuar socialist ne vendin tone arriti te ndermarr nje nisme e cila u be realitet ne nje situate krejt tjeter me te sotmen. E para qe duhet theksuar eshte se diktaturat ne gjithe historine e njerzimit krahas mizorive te tyre kane realizuar dhe vepra kolosale qe mbeten. E tille eshte situate dhe rasti tek ne ku me nje vlere simbolike page ku punoni 12000 punonjes duhej realizuar nje vepër gjigande. Ajo ndryshoi dhe transformoi nje ekosistem te tere duke e anashkaluar te gjitha vrejtjet apo sugjerimet e eksperteve te fushes perkatese. Por, duhet theksuar se pavaresisht ndryshimeve radikale qe solli ne ekosistem si zhdukja e peshqeve autokton etj etj,ndryshimi i klimes pasoja qe i vuajn banoret e zonave perkatese kishte nje perparesi ne raport me Skavicen ku flitet sot. E para siperfaqja e tokes se punuar (toke arë) qe jane permbytur ne liqen nuk krahasohet me siperfaqen e tokave bujqesore te lugines se Drinit te Zi e cila eshte dhjetra here me e madhe. Mund te flitet per nje katastrofe bujqesore per rastin ne fjale.
E dyta qe eshte me e rendesishme se diga e Fierzes eshte vene ne funksion pasi u ndertua nje qytet i tere nga e para Kukesi i Ri dhe fshatrat e permbytura u zhvendosen me komoditetet e asaj kohe ne zona te tjera ne Kukës, Has etj. Pra, megjithese sistemi nuk te jepte te drejten e prones realizoi sistemimin e banoreve. E pas zhvendosjes së banorëve u bë mbushja e liqenit artificial. Për rastin e Skavicës veprohet e kundërta pritet shiriti i fillimit dhe banorët akoma nuk dinë asgjë.
Ku do te levizin 20 000 banor, po pronat e tyre te trashguara ne shekuj kush i merre,si kompensohen Ata? E dyta me c’fare te drejte ligjore kryhet nje gje e tille,pa dakortesin e banoreve. Praktika demokratike a i njeh raste te tilla? Asgje nuk eshte marre ne konsiderate ne kete rast konkret. Keta kujtojne se jemi ne socializmin e dikurshem. Mjafton te permendim nje amabasador dhe kaq mjafton …. Po le te kthehemi te disa specifika te tjera te Lugines Drin.
Qe te ngrihet nje H/C duhet te merret ne konsiderate niveli i prurjeve. E kjo realizohet me ngritjen e diges duke studjuar basenin ujembledhes. Ky i fundit eshte baza themelore mbi te cilet realizohet cikli i prodhimit te energjise. Le te shohim me poshte se si eshte gjendja dhe c’fare eshte bere deri tani me basenin e madh te liqenit te Fierzes. Shtrirja kohore e shfrytezimit po shkon 44 vite qe punon H/C ne fjale. Situata fillestare ka qene ne nivele te kenaqshme pasi pothuajse nje pjese e mire e saj ishte e mbuluar me pyje dhe ne shume raste ne vende te cveshura kishte dhe nderhyrje me sistemime malore (teknik kjo e njohur si mase mbrojtese ndaj erozionit), prurjet medha te perrenjeve dhe perroskave ishin nënmonitorim. Praktika e pyllzimeve ne vendet e eroduara vazhdonte. Kjo periudhe pushoi se ekzistuari me 1990 me shembjen sistemit monist.
Nderrimi i sistemeve kaloj jo papasoja si ne shume sektor public. Krijimi i KESH nga njera ane dhe parcelizim i siperfaqeve te tera te basenit ujembledhes duke e shfrytezuar ne menyren me te dhunshme. Ne menyre agresive eshte shfrytezuar dhe kaskada e prodhimit te energjise por kjo ju takon specialisteve te fushes perkatese. Ne do ndalemi te problemi kyc qe eshte mirembajtja e basenit ujembledhes qe perfshin dhjetra mijera Ha pyje dhe kullota,siperfaqe shkembore ne te dy anet e lugines Drin. Me fjale te thjeshta baseni eshte ajo “kova” qe mbledh ujin per ta percjelle ne dige. Gjendja sot eshte tejet kritike dhe “kova” rezulton e “shpuar” ne kuptimin figurative. Argumentat qe po percjellim jane evidente ka vite. Konkretisht duke filluar nga viti 2000 e ketej filluan te dalin ne pah permbytjet ne zonat e ultesires veriprendimore (Shkoder-Lezhe). Tani jane bere problem kombetar dhe cdo vit kemi katastrofa te tmerrshme me permbytje qe shkojne dhe disa lagje te qyteteve.
Kjo ndodh ne nje kohe kur reshjet ne globe jane ulur si rezultat i ngrohjes globale,po shterrojne burimet natyrore hidrike dhe kjo eshte dukshem dhe ne Shqiperi. Situata meterologjike po shkon ne disfavor te perdorimit te ketyre burimeve. Permbytja vazhdon sikunder rjedhes se mendimit. Askush nuk thellohet se pse ndodh nje fenomen i tille tek ne. Por, duhet te vazhdojme pak me tej se ku qendron thelbi i ceshtjes.
Pas viteve 1990 e në vazhdim janë kryer prerje rrah dhe jashtë kritereve të silvikulturës duke moslënë asnjë drurë faror në këmbë me dhjetra mijëra Ha pyje të lartë. Jo vetëm kaq por janë djegur e shkatërruar me mijëra Ha nga zjarret. Jane kthyer në toka të shkreta ekonomi të tëra pyjore si të tilla; Pyjet e Arrnit,Lurës,Pratit,Kacnisë,Bulqizës,etj etj nuk janë më. Reshjet atmosferike që binin mbi kurorat e pyjeve sot bien direkt mbi siperfaqe të eroduara dhe rrëket e ujërave vërshojn drejt Drinit. Këto mbartin me vehte tonelata inerte dhe tokë që e përlajnë duke e mbushur me shpejtësi liqenin e për pasoj duke e shkurtuar jetën e H/C të Fierzës. Një pyetje kam për specialistët e mirëmbajtjes së digave: A bëhen matje mbi prurjet e ngurta në rezervuar të liqenit dhe a ka publikime për këtë? A bëhhen analiza se si mund të evitohen dhe të zgjatet jeta e shfrytëzimit të veprës? A ka raporte të Qeverisë për këto probleme kardinale që kalojnë në rangun e strategjisë kombëtare? Pse nuk publikohen këto raporte? Si ka mundësi që të vrapojmë për ndërtimin e një H/C tjetër meqëllim mbrojtjen e të parës kur kjo e fundit do e pësoj njësoj katastrofën. Drejtuesit e KESH a planifikon fonde për mirëmbajtjen e basenit? Deri sot nuk kam njohuri për raste të tilla të publikuara zyrtarisht. Po si mund të mirëmbahet baseni dhe të zgjatet jeta H/C dhe të mos kemi përmbytje në ultësirën perndimore? Kjo nuk është e thjeshtë por jo e pamundur. Këtu më poshtë po shprehim disa mendime për zgjidhje mbështetur në njohurite profesionale.
Roli I Pyjeve ne permirsimin e regjimit klimatik,edafik dhe hidrik te basenit Drin.
Për këtë na vjen në ndihmë shkenca e silvikulturës e cila në thelb është teoria dhe praktika e krijimit,përbërjes,rritjes dhe cilësisë së grumbujve pyjor për të arritur objektivat e mbarështrimit. Lindja e saj daton mjaft herët pasi drurët janë nga burimet e para të jetës njerzore mbi tokë. Pra që me shpikjen e zjarrit.Kjo duhet theksuar pasi sot ne “modernët”po zhdukim mijëra Ha pyje ndoshta pa e ditur se c’farë katastrofash mjedisore sjellim.Libri i parë i botuar “Sylva” më 1664 nga anglezi John Evelyn zgjoi regjimet mesjetare për të mbjellë plantacionet e para pyjore në planet Britania dhe Franca. Kjo shkencë ka disa nëndegë të rëndësishme dhe sot është promotore në të gjithë globin për ekuilibrin e klimës. Një nga këta janë Silvobiologjia dhe Ekologjia që na ndihmojnë për të kuptuar gjithcka ndodh në pyje në lidhje me ekosistemin. Nëpërmjet tyre ne do kuptojmë se si inkoporohen komponentët abiotic me ato biotik në ekosistem. Si është ndërvartësia e forcave të jashtme (ekologjike) me drurët që përbëjnë masivin pyjor. C’farë roli kanë këta të fundit në regjimin hidrik dhe një zinxhirë të pafund jetese.Ekologjia pëefshin të ndërthurur biologjinë dhe shkencën e Tokës dhe është një shkencë ndërdisiplinore. Ajo u zbulua nga shkenctari gjerman Ernst Haeckel (1834-1919), është i pari që hodhi hapat e rëndësishëm për të kaluar në Ekologjinë modern. Kjo shkencë është e lidhur ngushtë dhe s’ka kuptim pa biologjinë evolucioniste,gjenetikën dhe etologjinë. Në një kuptim më të gjerë kemi të bëjmë me ndikimin e biodiversitetit në funksionin ekologjik. Kjo kryen disa procese zinxhirë që janë: Procesi i zhvillimit të jetës dhe adaptimi, shpërndarja e variacioneve,lëvizja e materies,proceset suksesive të ekosistemeve etj. Atëherë të kalojmë te thelbi cështjes.
Njeriu ka rol të rëndësishëm me ndërhyrjet që bën në pyll sepse ky I fundit ndryshon elementët klimatik,edafik dhe hodrologjik.
- a) roli klimatik
Nga kërkimet e gjata në kohë është arritur në konstatimin se pyjet zbusin ekstremet e temperaturave si në dimër dhe në verë.Ato shtojnë lagështinë relative dhe absolute ta ajrit,me ndikim mbi reshjet atmosferike,pengojnë avullimin e ujit nga toka (dmth janë mbrojtëse të burimeve ujore që ushqejnë lumenjtë sepse ngadalësojnë avullimin e ujit nga toka dhe transpiracionin e tepërt). Grumbujt pyjor krijjon nje fitoklimë në brendësi të tyre që ruajnë një ekuilibër fantastik të gjallesave.
- b) roli roli hidrik
duke ndikuar pozitivisht mbi lagështinë atmosferike dhe sasinë e reshjeve,masivët pyjor vënë në dispozicion sasi të madhe të ujit të përdorshëm. Kurorat e drurëve janë mburoja kryesore që frenojne rënjen e reshjeve me forcë goditëse mbi tokë. Këta kurora realizojnë rënjen e ngadaltë të reshjeve dhe pothuajse të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e saj. Kjo bënë që uji duke rënë me vështiresi nëpër kurorat e drurëve,të thithet plotësisht nga lëgusha dhe humusi (shtresa e pare e sipërfaqes tokësore). Kjo vepron si një sfungjer filtrues që uji i reshjeve të kalojë në mënyrë graduale ne thellësi të tokës nga ku rjedhin burimet ujore. Thithja e ujit bëhet e ngadalshme dhe e njëtrajtshme. E njëta gjë ndodh dhe me reshjet e borës. Kurorat e drurëve bëjnë të mundur që bora të mos shkrijë menjëher por në mënyrë graduale.Njëkohësisht mbron tokën nga orteqet dhe rrëshqitjet. Aty ku ka pyje kemi një prurje burimesh konstante. Nga kjo rjedhin dhe faktorët pozitiv të qëndrueshmërisë së regjimeve hidrike. Aty ku kemi masiv pyjor nuk kemi përmbytje dhe pasojat që vijnë pas tyre.
Një element kujtese për ne që ta ilustrojmë pak. Duke filluar nga viti 2000 e këtej filluan përmbytjete në ultësirën perndimore Shkodër,Lezhë dhe tani cdo vit po behen më agresive. Fatëkeqësisht e kërkojnë gabimin diku gjetkë dhe jo aty ku ndodh fenomeni. Paralele me përmbytjetet na zhduken me mijëra Ha pyje vit pas viti dhe ne kemi ndryshuar ekosistemin duke ndikuar direkt mbi ekologjine. Po si ndodh kjo dhe nuk e shohim?! Janë zhdukur mijëra Ha pyje, massive të tëra në zonat më dobiprurëse të basenit Drin si ekonomitë pyjore Arrën,Kalimash,Surroj,Bushtricë,Lurë,Prat,Sinë,Kacni,Liqejt e Bulqizës,Tërnovë,Prodan,Okshtun etj etj Këto masivë që ishin mbulesa e kores tokësore sot nuk ekzistojnë në masën 70% dhe cdo vit reshjet përlajnë në drejtim të liqenit të Fierzës me mijëra m3 inerte dhe pjesë toke.
C)roli mbrojtës I tokës nga erozioni (gërryerjet).
Që të trajtojmë këtë aspect të rëndësishëm duhet ti refrohemi relievit të luginës së Drinit. Relievi është komponenti kryesor i mjedisit gjeografik dhe mbi këtë shtrirje krijohet ajo që ne e quajm baseni ujëmbledhës. Relivi është krijuar nga veprimi dhe gërshetimi i shumfishtë i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në historinë e tokës. Mbi këtë temë delikate i referohemi gjeomorfologjisë. Baseni i drinit është i studiuar në detaje nga profesionist vendas dhe të huaj. Të dhënat për këtë aspekt nuk mungojnë. Rezultat e dhëna e nxjerrin Luginen e Drinit me një mbulese të kores tokësore tepër të favorshme për zhvillimin e bimëve dhe drurëve pyjor. Kjo sipërfaqe rezulton e veshur në masën 60%. Ajo ka karakteristika specifike në shtrirje dhe altidutë dhe ngjitet deri në majat e maleve 2000-2751m lartësi. Këtu konfigurohen disa përrenj në të dy anët e Drinit qe ushqejnë lumin Drin me prurje të përhershëm apo të përkohshme. Pervec tyre paraqiten dhe rastet e përroskave të cilat janë të konsiderushme për ti patur në konsideratë. Po cfarë bëhet aktualisht kur kemi ndërhyrje të forta në reliev duke cveshur koren e tokës me anë të shpyllëzimeve.
Për fatin e keqë kemi një erzion të nivelit të lartë për këtë shkak. Me erozion kuptojmë largimin e materialit nga sipërfaqja e tokës nëpërmjet ujit në lëvizje,erës,akullit ose agjentëve të tjerë gjeologjik. Reshjet atmosferike duke rënë direct mbi sipërfaqen e kores tokësore po gërryejn vit pas viti me mijëra m3 dhera,gurë dhe sedimente të pjesës së tokës drejt Drinit dhe depozitohen në Liqenin e Fierzës. Këtu ka luajtur rol negative ndërhyrja nga dora e njeriut me shpyllëzime duke prerë pyjet. Njëkohësisht dhe vënja e zjarreve në massive të tëra në ekomitë pyjore. Me këtë fenomen realizohen dy pasoja: humbja e tokës dhe shkurtimi i jetës së H/C Fierzë nëpërmjet mbushjes së paparashikuar. Thekësojmë se tokat e veshura dhe që kanë shtresën e humusit në koren e tokës janë të mbrojtura nga ky fenomen. Humusi ndikon në përmirsimin e vetive fiziko-kimike të tokës në qëndrueshmërine e agregatëve,kapacitetin ujëmbajtës,në aktivitetin biologjik dhe produktivitetin e tokës. Prandaj tokat e veshura marrin rëndësi të madhe në mbrojtjen ndaj erozionit.
Për sa theksuam deri tani është parashikuar nga shkenca dhe ndërhyrjet me vepra hidrike të quajtura prita malore që bëjnë të mundur ngadalësimin e përurjeve të rrëmbyeshëm dhe mbrojtjen e tokës. Këto llojë pritash që aplikohen në mbarë botën si dhe tek ne janë në dy forma: prita malore me mure me llacbeton si dhe prita me mur guri te thatë. Pasi bëhet studimi i terrenit bëhet e mundur ndërhyrja me këto llojë veprash të cilat gërshetohen dhe pyllzime të terreneve që rrëshqasin. Është metodë e përdorur gjërsisht në terrene të tilla dhe përvoja jonë para vitit 1990 nuk mungon.
Po c’farë bëhet aktualisht me situatën mbi basenin e Drinit. Mund të themi se agjë nga sa ngritëm më lart nuk është përmendur nga pala e intresuar. Për mendimin tim ka vend për ndërhyrje të menjhershme nga KESH dhe institucionet shtetërore.Mjafton një tarifë financimi të fitimit të KESH për mirëmbajtjen dhe rikuperimin e strukturës së basenit Drin. Pra, pyllëzime dhe sistemime malore.
Problemet qe ngritëm më lart janë një nga njëmijë arsyet që autoritetet që administrojnë pasurinë publike të reagojnë. Që të mos përmbytet ultesira prendimore aplikoni këto masa që aplikon bota. Teza e H/C të Skavicës do të ketë një varg pasojash që po flitet cdo ditë.
Dr.Nazmi AJAZI
Tiranë,më 15,maj,2022.