Stop Skavica!

Stop Skavica!

*Ferzileta Gjika

Po bëj një përpjekje modeste për të folur në emër të bashkeatdhetareve te mi dibran me shpresën për të rritur ndërgjegjësimin kunder ndërtimit te Digës së Skavicës, e cila nuk është thjesht nocion i sakrificës së njerëzve për zhvillimin kombëtar, por paraqet dilemën për komunitetet lokale të Dibrës qe nuk jane konsideruar ne vendimarrje ne lidhje me projektin famekeq te Skavices.

Sipas Komisionit Botëror për Digat (WCD, 2000: 1-2), “konfliktet mbi digat janë më shumë se konfliktet për ujin. Ato janë konflikte mbi zhvillimin njerëzor dhe vetë jetën.”Janë mbi 35 fshatra që do të mbulohen me ujë, dhe mbi 60,000 persona të prekur nga diga e Skavicës do të shpërngulen. Ankesat e tyre shpërfillen dhe protestat e tyre thjesht njihen si grupe të vogla që shkaktojnë trazira politike

Fshati Fushe-Cidhen, Diber, Albania

Miratimi i një dige të madhe si ajo e Skavicës, pa marrë parasysh zërat e banorëve autoktonë, reflekton idenë se pushteti aktual shkel te drejtat e njeriut te percaktuara ne kushtetute dhe ne konventen e te drejtave te njeriut. Me avancimin e teknologjise dhe shkences sot ka shumë mënyra të tjera për të marrë energji duke përdorur energjinë diellore, apo energjinë e erës

Ndërtimi i digës së Skavicës nuk ka një vlerësim të qartë për rezultatet mjedisore, e lëre më pasojat socio-kulturore. Për banorët vendas të Dibrës, jeta e të cilëve është jashtëzakonisht e lidhur me tokën, ujin dhe burimet natyrore, zhvendosja e detyruar është më e madhe se humbja e aseteve financiare, si traditat, historia, kultura dhe identiteti i tyre. Shoqata per mbrojten e Drinit te zi eshte gjobitur si nje menyre nga qeveritaret per te shuar zerin e komunitetit dibran. Historitë e ankesave të tyre mbahen të pashfaqura nga mediat e kontrolluara nga qeveria.

Diga e Skavicës shquhet si një nga konfliktet famëkeqe mes qeverisë shqiptare dhe banorëve vendas të Dibrës, për trajtimin e padrejtë të komuniteteve të prekura dhe për të krijuar dëme të pakthyeshme mjedisore. Ndikimet që rezultojnë përfshijnë shkatërrimin e të gjithë Dibrës si rajon dhe heqjen e Dibres nga harta e Shqipërisë, duke shkatërruar kështu të gjithë komunitetin dibran, dhe identitetin e tij. Zëri i komunitetit nuk është dëgjuar, dhe as qe jane permendur se eksistojne ne planet e Skavices. Per ironi qeveritaret kane permendur komunitetin e Kukesit qe kane marre leje, dhe kane rene dakord per ndertimin e Skavices, duke injoruar eksistencen e 34 fshatrave te Dibres qe do te fundosen nen uje. Ju bej thirrje jo vetem komunitetit te Dibres por te gjithe shqiptareve qe te ndalojne ndertimin e hidrocentralit te Skavices. Ne nuk duam t’i zëvendësojmë shtëpitë tona me digën e Skavicës. Nëse humbim Dibrën dhe humbim një pjesë të Shqipërisë, përgjithmonë. Kjo tokë është shtëpia jonë, kultura jonë, historia jonë identiteti ynë. Kjo tokë ruan mjedisin natyror, speciet e ndryshme dhe pyjet. Të parët tanë janë kujdesur mirë për të dhe ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të luftuar Projektin e Digës së Skavicës në Dibër të Shqipërisë. Ftoj komunitetet lokale, ambientalistët, studiuesit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut së bashku me të gjitha organizatat mjedisore kundër projektit të Skavicës.

Fshati:Katundi i Ri, Diber, Albania

Si komunitet i Dibrës, ne bëjmë thirrje që çdo studim i digeve të reja të përfshijë mundësi të shumta për kontributin e publikut, idealisht shumë përpara se të kalojë në procesin zyrtar të rishikimit të qeverisë. Mundësitë e shumta për kontributin publik do t’i lejojnë publikut shqiptar të ekspozojë çdo supozim të gabuar në lidhje me vlerësimet e kërkesës dhe ofertës, si dhe çdo problem tjetër mjedisor dhe ekonomik, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë.

Sipas shumë ekspertëve të energjisë së rinovueshme, sistemi i erës dhe diellit jane menyrat me te avancuara si mënyrat më të mira të energjisë së rinovueshme duke ruajtur mjedisin dhe duke shpëtuar lumenjtë dhe tokën tonë.
Mbështetja për një digë si ajo e Skavices duhet refuzuar në mënyrë të konsiderueshme sepse popoulli shqiptar duhet të mbaj vetë barrën e ndërtimit të digave, si tatimpagues për të shlyer kredinë.

Kur zëri i dibranëve nuk është dëgjuar dhe është shuar qëllimisht, ky eshte nje shqetesim kombetar dhe nuk i perket vetem Dibres. Vleresimi dhe konsiderimi i ideve dhe strategjive midis të gjitha organizatave dhe individëve që kontribuojnë në nismen Stop Diga e Skavicës, eshte mjaft rendesishem per vete urgjencen e problemit ne fjale. Këto kompetenca thelbësore kontribuojnë në suksesin e të qenit lider për të bashkuar njerëzit për të njëjtin qëllim për projektin Stop Skavica.

Fshati Muhurr,Diber, Albania

Dibra është në kërkim të një perfaqesuesi që mirëpret mundësitë për të deleguar dhe gjetur mënyra për t’i përfshirë të gjithë në procesin e vendimmarrjes dhe për të vlerësuar ndryshimin. Perfaqesues te tille dëgjojnë dhe vlerësojnë qëllimshmërinë në lidhje me aksesin dhe disponueshmërinë për reagime. Drejtuesit proaktivë krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës duke nxitur pune krijuese dhe productive ku dibranët ndihen të motivuar dhe të vlerësuar.

Është detyra jonë si dibranë vendas, dhe si shqiptare të mbrojmë tokën, shtëpinë, historinë, kulturën, identitetin dhe vendin tonë.
I ftoj të gjithë drejtuesit intelektualë dibranë të jenë të guximshëm, të ofrojnë ndihmë, t’u ofroni kohën dhe expertisen tuaj te gjithe atyre në nevojë. Përforcimi i te gjitha lidhjeve eksistuese ne planin e mbrojtes se lumit Drin i Zi, dhe krijimi i rrjeteve të reja me organizata të tjera të ngjashme mjedisore, krijimi i një platformë dhe një plani për të ndjekur dhe dokumentuar të gjithë hapat krijon nje domosdoshmeri urgjente. Niveli i ndikimit të komunikimit përcaktohet nga aftësia jonë për ta përdorur atë.

Sfida per ndalimin e Skavicës, ekspozon domosdoshmërinë e zhvillimit të një pune te mirfillte dhe të koordinuar mes të gjithë njerëzve. Gjatë periudhave të tilla te veshtira, është e domosdoshme që organizatat të ofrojnë hapësira të sigurta për të gjithë njerëzit për të diskutuar çështjet që i prekin. Fleksibiliteti dhe komunikimi janë mënyra kyçe për të forcuar qëndrueshmërinë individuale dhe të përbashkët, midis të gjithë anëtarëve dhe midis organizatave. Lidershipi intelektual mund të tregojë një përkushtim të vërtetë ndaj burimit të tij më të mirë – popullit tonë të Dibrës dhe ta dijë se këta njerëz duhet t’u besojnë vendimeve tuaja. Vetem te bashkuar, mund te ndalojme ndertimin e Skavices.

*Autorja, Ferzileta Gjika eshte kandidate per doktore te shkencave ne Graduate Center City University of New York. Actualisht ajo mban titullin Adjunct Assistant Professor po prane CUNY (Universiteti i qytetit te New York)

 

5 thoughts on “Stop Skavica!

  1. Permbyten 12000 ha toke
    35 fshatra zhduken,
    Bujqesi,blegtori ,turizem ,flora fauna dhe historia e lavdishme e asaj zone.
    Ka zgjidhje te tjera inovative per te prodhuar energji jo te shkaterrohet Dibra. Stop skavices

  2. Nuk ka asnje aresye per te ndertuar digen shkaterruese, perveç interesave te mafies pushtetit nen ombrellen e ashtuquajtur Bechtel.
    Ndertimi i saj fshin nga harta treven me historike, patriotike shqiptare.
    Pasojat ekonomike-sociale, ambientale ndaj popullisise vendase nuk ka asnje mundesi të rikuperohen

Leave a Reply

Your email address will not be published.