Kundershtimi ndaj Diges se Skavices pritet nga Keshilli komunal, Diber e Madhe

Kundershtimi ndaj Diges se Skavices pritet nga Keshilli komunal, Diber e Madhe

Takim historik ne Diber te Madhe!

22 Prill, 2024

TAKIM I SHOQATËS ‘’KUNDËRSHTIMI NDAJ DIGËS SË SKAVICËS’’ DHE AKTIVISTEVE DIBRANE ME KRYETARIN E KOMUNËS DHE KËSHILLTARËT KOMUNAL TË DIBRËS SË MADHE. DITËN E HËNË, MË DATË 22 PRILL, 2024 PËRFAQËSUES TË LEVIZJES KUNDËRSHTIMIT NDAJ DIGËS SË SKAVICËS U PRITËN NË NJË TAKIM TË RËNDËSISHËM PËR ÇËSHTJEN SKAVICA NGA KRYETARI I KOMUNËS SË DIBRËS SË MADHE Z. HEKURAN DUKA, KËSHILLTARËT E KOMUNËS DIBËR, INXHINIERË, AKTIVISË DHE PËRFAQËSUES TË SHOQËRISË CIVILE DHE AMBIENTALISTË TË MAQEDONISË SË VERIUT.
22 Prill, 2024 Kundershtimi ndaj Diges se Skavices dhe perfqesues teh Komunes Diber e Madhe. Photo credit: Kundershtimi ndaj diges se Skavices

Ditën e hënë, më datë 22 Prill, 2024 përfaqësues të Kundërshtimit ndaj Digës së Skavicës u pritën në një takim të rëndësishëm për çështjen “Skavica” nga Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe Z. Hekuran Duka, këshilltarët e Komunës Dibër, inxhinierë, aktivisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistë të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i takimit ishte ndërgjegjësimi dhe informimi nga afër i komunitetit dibran të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, edhe krijimi i një kuadri të përshtatshëm për t’u mundësuar autoriteteve lokale dhe komuniteteve të ndërmarrin vendime dhe veprime të koordinuara në dobi të ruajtjes se trashëgimisë, historisë, kulturës, dhe pasurive natyrore të Luginës së Drinit të Zi duke kundërshtuar fuqishëm projektin Skavica si një projekt që garanton fundosjen e Dibrës nën ujë, një projekt jo i domosdoshëm në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Dibrës, Z. Hekuran Duka nënvizoi nevojën e bashkimit mbarëkombëtar pa dallime partiake apo fetare, për të mbrojtur Dibrën nga projekti i Skavicës, duke theksuar nevojën e transparencës midis autoriteteve lokale Peshkopi dhe komunitetit Dibran.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Z.Abdul Koleci, ish profesori i universitetit të Prishtinës dhe Tetovës, i cili ka propozuar përdorimin e paneleve diellore dhe energjinë e erës, si zgjidhje për krizën energjetike.

Edhe pjesëmarrës të tjerë hodhën ide dhe sugjerime për mundësimin e burimeve alternative të energjisë, si dhe të shpëtohet Dibra pa mbuluar luginën e Drinit të Zi.

  1. Bashkim Mashkulli, ish Kryetar i Këshillit komunal të Dibrës, momentalisht këshilltar pranë Komunës Dibër e madhe, aktivist i njohur në mbrojtjen e Lumit Radika, kontribues në proceset demokratike në Maqedoni, realizoi vënien e bustit të Skënderbeut në qytetin e Dibrës së Madhe, bustin e gjeneralit Dibran Elez Isufi, organizator dhe nismëtar i takimit midis Kundërshtimit të Skavicës dhe Komunës së Dibrës së madhe.
  2. Bashkim Mashkulli, ish Kryetar i Këshillit komunal të Dibrës, argumentoi nevojën për një bashkërendim të veprimeve midis strukturave lokale dhe shoqërisë civile, kundër ndërtimit të Skavicës.
  3. Bashkim foli me gjuhen e unitetit te popullit Dibran “Dibra është Një dhe duhet të reagojë si një kur është në interesin tonë. Dibra ska tokë për të përmbytur pasi cdo pëllëmbë e sajë është e larë me gjak.Ne si pushtet vendor jemi për të protestuar, por nisma e kësaj proteste për të mos u përmbytur Dibra duhet të jetë nga banorët të cilët mbesin pa shtëpi dhe pa tokë.” Ne fjalen permbyllse Z. Bashkim theksoi se “të gjithë këtu folëm për dëmin të cilën do e sjellë ndërtimi I Skavicës por çështja është si të organizohemi pë mbrojtjen e tokës disa mijra hektar dhe 32 fshatrave .Për tu orgaizuar duhet që dibranët të mos kenë besim te asnjëra parti politike por te vetja dhe interesi vetëm I Dibrës.Asnjë qeveri nuk do mund të realizojë qëllimet e veta nëse ai vendim është në kundërshtim të banorëve të një qyteti apo komuniteti..Unë besoj se gjithë qyteti I Dibrës së Madhe do jetë më Ju nëse Dibra e Vogël e kërkon nga Ne.Ne kemi besim te ju zonja Ferzileta nëse Ju I prini këti procesi për mbrojtjen e Luginës së Drinit. Na priftë e mbara.”
  4. Reshat Qormemeti, inxhinier, këshilltar dhe aktivist mbështeti argumentat e parafolësit, duke propozuar krijimin e mini-liqeneve hidrocentrale me pompa, pa ndikim në mjedis dhe pa rrezikuar përmbytjen. Praktikë, kjo, e ndjekur në çdo vend të botës.

Të zgjedhurit vendorë në Komunën e Dibrës së Madhe dhe Shoqatat për Mbrojtjen e Mjedisit në Dibrën e Madhe të Maqedonisë Veriut treguan gatishmëri për sensibilizimin e opinionit publik për kundërshtimin e projektit Skavica nga çdo qeveri Shqiptare pa dallime politike.

Dibra është e Dibranëve dhe Shqiptarëve dhe jo e qeveritarëve, pasi të gjithë qeveritarët janë të përkohshem dhe pragmatist në vendimet dhe interesat e tyre dhe nuk mendojnë perspektiven dhe ndikimin në mjedis që do e vuajnë brezat në vijim.

Znj.Mirela Pustina-Korumi, këshilltare, ka përgëzuar pjesëmarrësit për misionin e tyre, duke shprehur mbështetjen pa ekuivok në këtë nismë. Duke risjellë në vëmendje faktin se për mbrojtjen e lumit Radika, 3 mijë vetë mbushën sheshin, ajo kërkoi të njëjtin solidaritet edhe për Skavicën.

Znj. Ferzileta Gjika, kryetare e lëvizjes “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” prezantoi në detaje historikun e projektit të HEC Skavica, një projekt i nisur që në vitet ‘60, realizimin e të cilit, çdo qeveri e ka patur në program. Duke iu referuar pikënisjes së kësaj çështjeje, që në 2021, ajo është ndalur në secilën prej fazave, të komunikimeve mes institucioneve që synonin ndërtimin, pa u bazuar në një studim të ri thelluar dhe të ndikimit në mjedis. Deri kur në maj të 2023, kur tre shoqata shqiptare, përshirë dhe “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës”, paraqitën në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpalljen e ligjit 38/2021 të HEC Skavicës si anti-kushtetues, kërkesë që u pranua.

Në dhjetor 2023 dhe Janar 2024, u zhvilluan dy seanca publike, ku në perfundim, Gjykata vendosi se ligji 38/2021 shkel nenin 56 të Kushtetutës për konsultimin publik por vendos që kjo shkelje të korrigjohet gjatë fazës aktuale të projektit, duke iu kërkuar autoriteteve që të ndërmarrin konsultimet e duhura publike. Në fakt, ky vendim, lë në fuqi një projekt i cili është gjetur me shkelje të kushtetutës.

Në korrik 2023, dy shoqata të huaja dhe katër shqiptare, duke përfshirë dhe Kundërshtimin ndaj digës së Skavicës, dorëzuan zyrtarisht një ankesë pranë konventës së Bernës, përmes të cilës faktohet  se  HEC-i i Skavicës shkatërron habitatet e mbrojtura. Në këtë ankesë, ka prova të shumta se si autoritetet, në lidhje me këtë projekt, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme administrative për të mbrojtur speciet dhe habitatet dhe për faktin se lumi Drin i Zi duhet të shpallet një vend Emerald sipas Seminarit Biogjeografik 2011.

z.Gjika shprehu vlerësimin që, pas shqyrtimit të komenteve të marra nga qeveria shqiptare dhe koalicioni i OJQ-ve gjatë janarit 2024, Konventa e Bernës, në mbledhjen e saj të prillit 2024, ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta që lidhen me specie e mbrojtura, si rrëqebulli i Ballkanit, por edhe për pasojat që mund të shkaktojë projekti në liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës. Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar. Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës. Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Në emër të Shoqatës “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ajo deklaroi se do të monitorohet nga afër zhvillimi i projektit dhe do t’i ofrohet informacion Konventës së Bernës deri në korrik 2024, siç kërkohet.

Eksperti mjedisor, Z. Selman Shquti, u shpreh se Lugina e Drinit të Zi me habitatet e saj meriton të shpallet pasuri Natyrore Kombëtare dhe Europiane, që mbrohet me ligj.

Doktor i shkencave arkeologjike Z. Adem Bunguri, duke inkurajuar dibranët të mos qëndrojnë në heshtje, por ta konsiderojnë këtë çështje si thelbësore për ekzistencën e tyre.

  1. Shemsi Prenci, nënkryetar i lëvizjes “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ndër të tjera theksoi se Projekti Skavica nuk është një investim amerikan, por i qeverisë shqiptare. Ai nënvizoi se në fazën e parë të fizibilitetit, së cilës nuk i ka dale ende kostoja, përllogaritet një faturë prej 16 milion euro. Z. Prençi e konsideroi solidaritetin e të zgjedhurve vendorë në Dibrën e madhe për të mbrojtur këtë zonë nga mbytja, si një shembull frymëzimi edhe për kolegët e tyre në Bashkitë Dibër, Bulqizë, Kukës, Prizren por dhe për gjithë shqiptarët. Ai vlerësoi argumentet e sjella në këtë takim nga ekspertë të fushës, të angazhuar në Shoqatën “Kundërshtimin ndaj Hidrocrentralit Skavica”!

Sipas Z. Prenci, aktivitetet e Evropes se bashkuar, te gjitha samitet e bashkimit evropian, ne kuadrin e diversifikimit te burimeve te energjise elektrike, nuk shikohen me prioritet burimet hidro te energjise me rezervuare sepse Evropa ka probleme per token,pra nuk ka toke, dhe ti nderkohe qe ke mangesi per token, ti do te permbysesh mijera hektare toke per te prodhuar nje sasi energjie qe shume mire mund te sigurohet me panelet diellore. Mund te ngrihen parqe fotovoltaike neper kodra, ne tokat in-produktive, ne tre mije hektare toke te prodhohet tre here me shume energi se sa prodhohet me hidrocentralin e Skavices.Nderkohe qe do te mbulohen me uje jo me pak se 35 mije hektare toke bujqesore, perfshire, pyjet, toke bujqesore, dhe ne pikpamjen ekonomike eshte nje problem i pa studiuar mire.Te dy pretendimet e qeverise ne ligjin 38/2021 se ndertimi i HEC Skavica do te shtoje sasine e energjise elektrike, dhe arsyeja e dyte eshte shpetimi nga permbytja e zones se nen-Shkodres.Te dyja bien poshte. Njera bie poshte se ne mund ta prodhojme kete energji dhe me shume pa e permbytur Dibren, pa i zhvendosur 20 mije apo 35 mije familje dibrane te cilat jane te ambientuar me shekuj me jeten ne Diber, me bujqesi dhe blegtori, dhe ne kuadrin e zhvillimit urban te Shqiperise ku eshte investuar mbi 460 million euro Rrugen e Arbrit, do te ishte nje destinacion turistik pergjate lumit te virgjer te lumit te Drinit te Zi. Eshte me shpejt te shkosh ne luginen e lumit te Drinit te Zi per turizem qofte dimeror qofte veror, se sa te shkosh ne nje zone tjeter ku do te shkosh 4-5 ore, ketu vjen per 40 minuta. Ndersa per sa i perket permbytjes se Shkodres: Ne nentor te vitit 2022 nen-Shkodra eshte permbytur,kur Fierza ishte 270m, lartesia e nivelit te ujit, nderkohe qe kapaciteti maximal eshte 297m, pra 27m nen nivelin maximal, nderkohe qe u permbyt nen-Shkodra. Permbytja ndodhi si pasoje e intensitetit te reshjeve qe ra ne kuroren ujmbledhese te liqenit te Komanit dhe Vaut te Dejes, qe do te thote qe Diga e Skavices as nuk parandalon permbytjen e zones se nen-Shkodres.Pra te dy qellimet per te cilen qeveria shqiptare justifikon permbytjen e Dibres, bien poshte. ”

Doktor i Shkencave hidrologjike Z. Adriatik Balla ka qenë një zë i fortë akademik, duke sjellë argumente shkencorë për nevojën e rishikimit të projektit, bazuar sidomos në faktorin e ndryshimeve klimatike në vend. Sipas tij, liqeni i Skavicës, do të krijojë një mikroklimë me lagështi e shumë mjegull, çka do të ndikojë negativisht te rrezatimi dhe tregues të tjerë meteorologjikë, për pasojë në shëndetin e banorëve.

Duke vlerësuar nevojën e bashkërendimit të veprimtarisë kundër Skavicës, Z. Atli Dema gazetar i TV Shkupi 2 shtetëror, dhe aktivist për ruatjen e ambientit, bëri thirrje për mbështetje nga të gjithë instancat kombëtare e ndërkombëtare.

Në mënyrë unanime të gjithë këshilltarët, përfaqësues të shoqërisë civile, aktiviste, etj. shprehen gatishmërinë për të kundërshtuar projektin Skavica.

Zj. Edlira Lata, këshilltare, shprehu angazhimin për të qenë një zë i fortë dhe konstant në kundërshtimin e projektit të Skavicës.

Inxhinieri dhe aktivisti Z. Munir Hoxha, i cili mori pjesë në protestat për të mbrojtur lumin Radika, theksoi se hidrocentrali i Skavicës prek zemrën e Dibrës, pra historinë qindra vjeçare të saj. Duke cilësuar se projekti ka pasoja të mëdha sociale e bioekologjike, ai mbështeti propozimin e ekspertëve për orientimin drejt energjisë diellore dhe erës, si burime energjie, investim ky me kosto shumë më të ulët dhe pa ndikim në mjedis.

Profesori dhe aktivisti Z. Hajri Begu, e konsideroi si krim përmbytjen e kësaj zone që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare. Ai tha se nga ana e inxhinierëve të tuaj kishte marrë garancinë se nuk do të ndërtohej hidrocentrali pa dakordësinë e banorëve të zones. Duke vlerësuar takimin në shërbim të mirëkoordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve, z.Begu shprehu sigurinë se rezistenca e komunitetit do të sjellë tërheqjen e qeverisë nga ky projekt.

 

Këshilltarja zj. Eduarta Saraci, këshilltare shprehu mbështetjen e plotë ndaj çdo nisme që lidhet me mbrojtjen e Dibrës, duke u pozicionuar në krah të aktivistëve dhe gjithë banorëve.

  1. Rexhep Qormemeti, ish-këshilltar dhe activist, gjithashtu siguroi për përkrahjen e kauzës së mbrojtjes së Dibrës. Ai tha se në shekullin e 21 është mëkat të shkatërrosh një zonë të pasur me tradita, vetëm për energji elektrike.

Dr. Selman Meziu, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm shkencor në mbrojtje të Dibrës. Në gazetën “Dielli” ai shkruan: “Pra po mbytim Dibrën për të bërë hidrocentral të ri me digë 433 m, për të kthyer sa më shpejt në tokë buke, sipërfaqen liqenore të Fierzës. Çfarë largpamësie? Çfarë zgjuarsie dhe njohje të situatës energjitike? Kuptohet më së miri se ku përfundojnë taksat e popullit për të dëmtuar të ardhmen e energjitikës e për të varrosur Dibrën. Të gjitha këto parregullsi, shkelje ligjesh nga shoqëria ‘’Bektel, tregojnë se qeveria Rama 3 nuk ka aftësi të realizojë një vepër të tillë ku mbart shumë probleme …”.

  1. Jurgen Vladi, anëtar i “Kundërshtimit ndaj Digës së Skavicës”, i cili rrugëtoi nga New York për të marrë pjesë në këtë takim historik, theksoi se Diaspora ka nisur aktivizimin kundër projektit Skavica, për të sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar, çka ia arriti falë lëvizjes “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”.

Znj. Mirela Pustina-Korumi, këshilltare shprehu gjithashtu mbështetjen në kauzën kundër Skavicës, duke bërë thirrje për bashkim në mbrojtje të Dibrës.

Zëri unanim i të gjithë pjesëmarrësve për të mbrojtur Dibrën, na mbushi me shpresë dhe zgjoi më shumë ndjenjën atdhetare dhe patriotike, që Dibra u takon brezave që do vijnë dhe ne kemi për detyrë ta mbrojmë ate, si një amanet i të parëve tanë.

Znj. Gjika, kryetare e “Kundërshtimit ndaj Digës së Skavicës”, pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështjetjen dhe kohën që kushtuan në diskutimet, analizat dhe strategjitë, theksoi se “lufta jonë vazhdon pa u ndalur në të gjitha frontet dhe bashkëpunimi me vëllezërit dhe motrat e Dibrës së madhe do ta bëjë më të fortë rezistencën kundër projektit Skavica në mbrojtje të Dibrës, historisë dhe dinjitetit tonë si dibranë”.

Opposition to Skavica Dam

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika

Learn More →

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *