Stop Skavica

Stop Skavica

In Media Newsletter Publications

Perpara se te vazhdohet me katastrofen e HEC Skavice..le te degjojme expertet tane

Ferzileta Gjika

29 Prill, 2022

Mbaj mend kur isha e vogel degjoja te afermit e mi, ne momente ku jeta behej e veshtire dhe puna e stermundimshme te bertisnin ardhte Skavica! E mbulofte kete vend! Ne zemerim e siper, por duket se mallkimi paska zene vend dhe na duhet shume pune per ta kthyer mbrapsht! E ndersa ne na duket si mallkim, disave nje enderr ne sirtar qe mezi presin ta bejne realitet.

Si Dibrane na rendon shume mosperfillja, kthimi I shpines qe na duket se pjesa tjeter e vendit tone po na ben ne keto dite te veshtira te mbijeteses. Po te shikojme cfare thuhet ne opinionin publik, duket se te gjithe kane rene dakord te varrosin Dibren…qe te perfitojne vet sadopak. Sepse, gjithmone dyshimi mbetet se kush tjeter mund te perfitoje pervec atyre qe kane pushtetin ne Shqiperi?!

Sa na takon ne, ate qe Dibranet kane ndertuar me shekuj nuk e dorezojme aq lehte! Perkundrazi, le te ngrihemi ne kembe derisa te triumfoje e drejta jone per te vendosur!

Kjo eshte nje e drejte natyrore, qe na e ka dhene Zoti qekur na vendosi ne keto troje, askush nuk mundet ta shkele pa na pyetur.

Ky cikel me HEC Skavice ka kohe qe perseritet deri ne cmenduri, me te njejtin projekt por me emra te tjere, ku ne skene kane dale sa kompani aq grup kompanish, me te njejtat argumenta pro dhe te njejtet fjale pompoze pa substance. Le te ri-sjellim dhe njehere qendrimet dhe argumentat kryesore (ndonese jo te gjithe dhe gjithcka eshte e perfshire per mungese kohe) kunder HEC Skavice tani dhe nder vite, per veten tone, per te qendruar dhe kesaj here dhe cdo here qe duhet te qendrojme:

1.

Të gjithë skenarët e ndryshimeve klimatike ne Shqiperi parashikojnë një pakësim të mundshëm të reshjeve stinore me minus 8% deri me 2049, rritje te temperatures ne 2°C dhe Rritje të Indeksit të Kohëzgjatjes së Valës së të Nxehtit me 20 ditë deri ne vitin 2049. Keto ndryshime do te sjellin rritje të eskpozimit ndaj insekteve të reja të dëmshme dhe sëmundjeve të reja për drithërat bujqësore dhe blegtorinë për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe regjimit të rreshjeve (Shquti, DRINI – MJEDISI & HC SKAVICA, 2022).

Sasia mesatare e reshjeve vjetore 964 mm ne Drinin e Zi, shumë më pak se mesatarja e pellgut të Drinit të bashkuar në Fierzë, afro 1200 mm, e aq më pak në Koman e Vaun e Dejës që shkon në mbi 1500 mm. Sasia vjetore prej 540 mm vjen me 99% rastisje, për të arritur 50% në shifrën mesatare 964 mm, dhe për të kapur me rastësi 1% 1523 mm (Drini i Bashkuar i ka këtu shifra 812, 1425 dhe 2293 mm reshje). Ky element na tregon qartë se fuqia energjetike që vjen nga prurjet si pasojë e kushteve atmosferike është efektiv në hidrocentralet e tjerë e jo aq efektin në Skavicë. E thënë ndryshe, Skavica është më e varur nga reshjet se hidrocentralet e tjerë prandaj dhe rreziku i dështimit të prodhimit të saj sipas parashikimeve është shumë i lartë. E thënë me fjalë të tjera, investimi shumë i madh, plus dëmi mjedisor dhe shpopullimi i zonës nuk justifikohen me rendimentin e HEC-it, i cili edhe sipas vetë projektit është më i vogël se i Fierzës e Komanit. Ai llogaritet të ketë një fuqi të instaluar midis 300-400 Megavat, e një prodhim vjetor të energjisë më pak se 1.4 miliard kilovatorë (Balla, 2022).

Një tjetër element i rëndësishëm është prurja e ngurtë, e cila, për rastin e Drinit të Zi në pezulli si aluvione është 2.1 milion ton në vit, ose 594 ton/vit/km2. Kjo shifër na dëshmon për disnivelet hipsometrike të luginës së drinit të Zi me njësitë malore kufizuese, pra karakterin torrencial të rrjedhjeve ujore, fuqizuar edhe nga larmishmëria litologjike e pellgut ujëmbledhës, ku ndryshe nga Drini i Bardhë e Drini i Bashkuar që kanë dominancë gëlqerorë, këtu ka gërshetim të karbonatikëve me rreshpet, magmatikët dhe terrigjenëve. Kjo sjell efektin e mbathjes më të shpejtë të basenit me aluvione krahasuar me hidrocentralet e tjerë (Balla, 2022)

Pra, liqeni qe do te krijohet ka jetegjatesi te shkurter, 100 vjet nese marrim ritmin e mbushjes me sedimente 1% ne vit (Mahmood, 1987) por demi ne luginen e Dibres do te jete perfundimtar dhe I pakthyeshem edhe pas 100 vjetesh.

Pasi janë analizuar me kujdes këta faktorë sa I perket prurjeve dhe ritmit te depozitimit te sedimenteve, dilet në konkluzionin që kuota e propozuar në variantin e parë me h-443 nuk e zgjidh çështjen e energjisë, prandaj do të duhej një kuotë më e lartë e digës që të grumbullonte një masë më të madhe uji që të ishte e aftë të prodhonte por edhe të rregullonte regjimin e HEC-eve të tjerë. Prandaj specialistët që janë pro ndërtimit të Skavicës, të ndërgjegjshëm se varianti i parë nuk është rentabël mjaftueshëm, kanë propozuar kuotën h-485, i cili e kthen krejt luginën e drinit të zi në liqen, që praktikisht e zhbën Dibrën krejtësisht (Balla, 2022). Pra asnjera nga dy kuotat nuk eshte e pranueshme, pra ky projekt duhet hedhur poshte me vendosmeri.

2.

Liqenet ne stagnacjon jane nje burim I fuqishem I krijimit te gazit te metanit, qe eshte nje gaz I demshem sere duke perforcuar qendrimet per heqjen e HECve ekzistuese ne shume vende (Gass, 2013) dhe trendit ne rritje drejt burimeve alternative si ajo e diellit dhe eres.

Ne lidhje me pretendimin se HEC Skavice do te ndikoje qe te mos permbytet nen Shkodra, në periudhën ujëshumë dhe gjatë ditëve me shi intensive, Drini i Zi kapërcen 1 mijë m3/s, dhe i bashkuar me Drinin e Bardhë para se të mbërrijë në Bunë, ata kapërcejnë 2-3 mijë m3/s, e një herë në 100 vjet mbi 4 mijë m3/s. Në këto raste të rralla, Drini i bashkuar me Bunën derdh në det një sasi mbi 6500 m3/s, duke ngjarë kështu me Danubin. Atëherë, në kushtet kur rrrujet janë maksimale si pasojë e zgjatjes së periudhës me shi, apo e korresponduar me shkrirjen e shpejtë të borës, detyrohen të hapen portat e të gjithë liqeneve, duke bërë që fusha e Nënshkodrës të jetë e rrezikuar nga përmbytjet. Duke njohur karakterin e reshjeve në vendin tonë, që bien kryesisht në periudhën nëntor-prill, si dhe rastisjet në 5, 10, 20 apo 50 e 100 vjecare, bëhet e pamundur që Skavica ta luajë këtë rol pra të evitojë përmbytjen e Shkodrës. Sic dihet, dhe e vërtetuar tashmë edhe me pamjet e fundit satelitore të servirura nga NASA, në periudhën ujëshumë, për shkak të cektëzimit të shtratit të Bunës, Drini krijon fenomenin e kundërt, duke cuar ujin e tepërt të tij në liqenin e Shkodrës. Liqeni fryhet dhe krijon përmbytje të disa lagjeve të qytetit por njëherësh edhe vetë Buna fryhet dhe krijon përmbytje në sektorë të ndryshëm të fushës së Nënshkodrës (Balla, 2022).

Pra, nen Shkodra dhe Shkodra permbytet kur ka ngjarje te pazakonta meterologjike pra reshje te medha, ne keto raste, HEC Skavice si me siper, nuk do te kete ndikim ne mos permbytje. Sipas nje raporti mbi digat ne SHBA, rreth 2/3 e shembjeve te digave vjen nga permbytjet, shkaku tjeter me I madh eshte rrjedhja e tepert dhe erozioni qe shkojne ne 19% (Salisbury, 1998). Pra, HEC Skavice, jo vetem nuk do te kete rol ne mos permbytjen e Shkodres, por ne kohet me reshje teper te medha, perben rrezik per vet digen duke qene se permbytja eshte faktor kryesor ne shembjen e digave.

dalësh në media, vazhdimisht e vazhdimisht dhe të theksosh se me ndërtimin e skavicës shpëton Shkodra dhe fusha e Lezhës, ndërkohë kur do të mbytësh fushën e Dibrës, është një gjë diskriminuese për ata banorë dhe është fyese (Karoshi, 2021).

4.

Me liqenin qe do te krijohet, erozioni do te sjelle paqëndrueshmëri te shpateve që do të çojë në rrëshqitje dhe ngopje me lagështi për t’i bërë shtresat e tokes më të paqëndrueshme. (Balla, 2022)

Erozioni sot është dukuri shumë kërcënuese ku, krahas faktorëve natyrorë, njeriu ka ndikim të madh. Çdo vit rreth 30 miliardë ton tokë largohet nga shtrati i saj natyror.Në Shqipëri çdo vit humbet 1.5 mm tokë kur për tu formuar 1 cm tokë duhet rreth 1000 vjet. (Shquti, Dita Nderkombetare e Tokes, 2022)

Tashme nga specialistet eshte leshuar alarmi per ritmet e shpejta te erozionit ne luginen e Drinit te Zi per shkak te liqeneve te HEC ne kaskade dhe zhdukjen e pyjeve, mos mirembajtjen e baseneve (Kola & Mato, 2022).

5.

Digat e medhaja (ato mbi 15m te larta ndersa diga e Skavices pritet te jete 147m e larte) konsiderohen infrastrukture me risk te larte per shkak te deshtimeve dhe potencialit shkaterrues per popullaten. Sa me shume kalon koha, aq me teper rriten kostot operacionale dhe rreziku te shembet ndersa eficenca e pergjithshme bie. (Williams, Perera, & Smakhtin, 2019).

Nga tre zona sizmike kryesore ne Shqiperi, dy perfshijne Dibren, korridori Peshkopi-Korce dhe korridori Elbasan, Diber, Tetove, (Aliaj, et al., 2004). Ka dhe nje zone Kukes-Peshkopi (Aliaj, et al., 2004b: p.3) rrezikuar nga termete me intensitet 6.9. Ky fakt e rendit Dibrën ndër zonat më të rrezikuara për nga veprimtaria e tërmeteve. Ne 1967, nje termet me Madhesi 6.7 te shkalles Richter ne zonen Diber-Librazhd shkaktoi shkaterrimin e 177 fshatrave, vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 174 vetave. Toka ishte care ne gjatesi 10 kilometra dhe kishte zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cm (Q.M.K.SH, 2021).

5.

Liqeni I Skavices do të krijojë kushtet për një mikroklimë të rajonit, e cila do të specifikohet nga lagështia në ajër, mjegull dhe rrjedhimisht impakt negativ të treguesve të rrezatimit dhe treguesve të tjerë meteorologjikë, duke e bërë jetën e banorëve që do të ngelen në pellgun e Dibrës më pak të shëndetshme por edhe duke shkaterruar habitatin natyral te kafsheve. (Balla, 2022)

Shumë burime aktuale me ndërtimin e Skavicës varrosen, po kështu ndryshojnë mjaft parametra të ujërave nëntokësore mbi pasqyrën e liqenit (Balla, 2022).

7.

Ndryshime negative në tiparet pedogjenetike, ku tokat e begata të Dibrës si pasojë e denatyralizimit të elementëve të tjerë fiziko-gjeografikë, humbasin cilësinë e tyre për klimën ku janë formuar në mijëra vjet e për rrjedhojë do të ndryshojë tërësisht struktura e përdorimit të tokës, gjë që ka pasoja të rënda në prodhim dhe larmishmëri e për pasojë në shpopullim të vazhdueshëm (Balla, 2022).

8.

Impakti në florë dhe në faunë mund të llogaritet po ashtu katastrofik. Me qindra specie bimore e shtazore zhduken (dhe Dibra e Poshtme është mjaft e pasur në këtë drejtim),

Qindra hektarë pyje me specie të rralla në të dy brigjet e Drinit mbulohen nga uji dhe ky është një dëm mjedisor me pasoja shumë të rënda në shëndet dhe në vetë të ardhmen e luginës. (Balla, 2022)

Pra, ujembledhesi zhduk te gjitha potencialet e EKOSISTEMIT, floren dhe faunen, te gjithe bimesise ne pergjithesi dhe veçanerisht te BAM (Bimeve Aromatike Mjeksore), tjetersimin e te gjithe llojit te HABITATIT. Investimi HC Skavica permbyt te gjithe pronesine e luajtshme e te paluajtshme qe kane nje kosto teper te madhe per tu kompensuar financiarisht. (Shquti, DRINI – MJEDISI & HC SKAVICA, 2022).

9.

Skavica zhduk trashegimine historike, shpirterore, shoqerore dhe kulturore te nje komuniteti, varret e te pareve dhe lidhjen tone me token qe jane vlera shpirterore te pa-kompensueshme.

10.

Ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 20 mijë banorë. Por impakti negativ është për afro 50 mijë vetë. Kjo pasi dëmtohen interesat e 20-30 mijë të tjerëve që janë në emigracion por janë ende të lidhur me zonën (Balla, 2022).

Ndërtimi i HEC-it sjell një masë të madhe uji (afro 50 km2), që e ndan luginën në dy pjesë, në lindje dhe në perëndim. Kjo e bën të pamundur lidhjen e tyre të shkurtër me ura dhe për të dalë nga një breg në tjetrin do të duhen tragete të vegjël apo varka, duke bërë që të humbasë koha, të rriten kostot e transportit, të mungojë lidhja e shkurtër e fshatrave me qytetin e Peshkopisë, praktikisht kjo çon në rrënimin përfundimtar të të gjithë fshatrave në të majtë të rrjedhjes (Balla, 2022) dhe braktisjen e tyre, duke cuar ne shpopullim.

11.

Pasuria më e madhe e një kombi është sipërfaqe tokësore dhe kur ajo është e dhe pjellore atëherë ajo shumëfishon rëndësinë që ka për një komb (Bejleri, 2022).

Fusha e Dibrës nuk është tokë e krijuar nga tharjet e kënetave apo moçaleve. Ajo është trashëguar brez pas brezi, dhe është blerë e shitur me flori (Bunguri, 2022).

Eshte teper sinjikativ fakti qe dibranet nuk e kane njohur dhe nuk e kane zbatuar ligjin 7501 per shperndarjen e tokes per fryme, por secila familje dibrane ka shkuar vetem te toka e vet e trasheguar nga te paret e vet (Hoxha, 2010).

Prandaj eshte me vend tua kujtojme atyre pushtetareve vendore qe te mos behen mercenare te kompanive te huaja .., ua kujtojme se kushtetuta e te pareve tane dibrane, Kanuni I Dibres, ka nje nen te caktuar qe ata mercenare nuk mund te shesin jashte fisit as token e vet pa marre miratimin me pare te te gjithe fisit, e jo me te shitkan token e te tjereve, pra Dibren tone (Hoxha, 2010).

Lugina e mesme e Drinit të Zi, është jo vetëm lugina lumore më e bukur dhe më e begatë në Shqipëri, por ndër më të bukurat në botë!Asnjëherë, në asnjë rrethanë, hidrocentrali i Skavicës nuk mund të prodhojë fitime sa ç’prodhojnë tokat aluvionale, ato të kafenjta e të murrme pyjore që dëmtohen nga përmbytja direkt ose indirect ne token qe do te permbytet, qe njihet si hambari I Shqiperise verilindore (Bunguri, 2022)

HEC Skavice sjell asgjësimin përfundimtar bazës se nevojshme ekonomike që e ka mbajtur popullsinë dibrane aty prej më shumë se 8000 vjetësh (Bunguri, 2022).

Megjithese deri tani ne media eshte publikuar se diga pritet te jete ne kuoten e h-443, nese do te mendohet akoma per digen ne kuotën h=485 m mbi nivelin e detit, atehere HEC Skavice fundos nën ujë 10600 ha, me një rezervuar 6.7 miliard m3 ujë me një shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug. Kush janë efektet e një vepre të tillë?Sipërfaqja e tokës bujqësore në Dibër është rreth 19 000 ha, kurse toka nën kulturë është 12 500 ha. Skavica fundos 10 600 ha ose 55% të fondit të tokës në total. Ky rezervuar fundos nën ujë 8000 ha tokë nën kulturë, ose 64% të saj për tërë Dibrën. T’i heqësh Dibrës 64% të tokës nën kulturë në rajonin më pjellor që përbën bazën e ekonomisë bujqësore për të, do të thotë të zbrazësh Dibrën nga dibranët (Koltraka, 2010).

Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.

Rrëzë këtyre maleve, si në lindje dhe në perëndim, në hapësirat e gjera e me gjatësi deri në dhjetëra km shtrihen bjeshkët alpine. Sipërfaqja e tyre në rreth 18.000 ha shërben për mbarështimin e blegtorisë dhe është një pasuri shumë e çmuar për turizmin veror e atë dimëror në vitet që do të vijnë.

Në lartesitë e këtyre bjeshkëve zë fill burimi i degëve të Drinit të Zi, si Seta me ujin e kristaltë ku rritet trofta, Malla, Murra, Veleshica, Grama, Gjelagjoshti, Bellova etj, të cilat zbresin vrullshëm drejt shtratit të lumit Drin dhe na krijojnë gryka të thella, të vështira për hyrje e dalje, misterioze për armiqtë e këtij vendi ndër shekuj, por dhe mjaft tërheqëse, mikpritëse e bujare për vizitorë vendas e të huaj. Ata shërbejnë si burime ujore për ujitjen e tokave pjellore të pellgut të Drinit të Zi dhe janë një pasuri shumë e çmuar. Anash Drinit të Zi shtrihen fusha pjellore, më në lartësi lugina të bukura e kodra të veshura me pyje e drufrutore. Brezat pyjore janë një tjetër pasuri e këtij rajoni. Ata fillojnë me shelgun e vërrinin buzë lumit, kurse më në lartësi shtrihen masive me pyje të dushkut, të ahut e të pishës (Koltraka, 2010).

Degët e Drinit të Zi me prurjet e tyre nga lartësitë malore me përmbajtje minerale kanë pasuruar shumë strukturën e tokës së kësaj lugine, përbërjen kimike-fizike të saj. Shumë ndikim sjellin klima, cilësia e ujërave, temperaturat, ajri, reshjet, erërat që harmonizohen në mënyrë të përkryer. Këto veçori specifike shtuar dhe mjeshtëritë e dibranëve në shërbime, bënë të famshme produktet bujqësore-blegtorale të këtij rajoni, të cilat dy dekada me parë konkurronin dhe në tregjet e vendeve më të zhvilluara europiane.

Nëse i referohemi një segmenti rreth 5 km në këtë luginë dhe vetëm në rajonin kodrinor të saj në kulturën pemëtari më 1989 rezulton; në Pasmar kultivoheshin 90 000 rrënjë drufrutore, në Gjaraicë 135 000, në Ostush 60 000, në Shumbat 158 000, në Kastriot 60 000, në Zall Sinë 90 000 rrënjë drufrutore, që në total kapin shifrën 597 000 rrënjë drufrutore. Lugina e Drinit të Zi në shekuj ka prodhuar dhe ka qenë bazë e ekzistencës jo vetëm për banorët e saj, por dhe për fshatrat malore të Dibrës, të Kukësit, të Mirditës e më gjerë (Koltraka, 2010).

12.

Lugina e Drinit të Zi është banuar nga fisi i përmendur ilir i penestëve. Kjo periudhë njeh nivele shumë të larta zhvillimi të kulturës qytetare ilire. Ne jug të Peshkopisë gjendet (qyteti) Kalaja e lashtë e Grazhdanit. Historiani dibran Iljaz Kaca shpjegon: “Kalaja e Grazhdanit (qyteti ) është e përmasave ballkanike. Muret rrethues të saj shtrihen në gjatësinë 2550 m. Kalaja ka 44 kulla mbrojtëse. Ajo ka qenë kryeqendër e penestëve dhe pas shek. të III-të kryeqendër e dobereve (dibranëve).” (Koltraka, 2010)

Nëntoka e Dibrës ruan në gjirin e saj vlera të jashtëzakonshme arkeologjike. Në bazë të studimeve të derisotme, rezulton se ky është një ndër rajonet më të përshtatshëm gjeografiko-topografik, me kushte jetësore optimale për jetesë, gjë që ka përcaktuar edhe hershmërinë e banimit të tij nga njerëzit që në prehistorinë e largët (Bunguri, 2022).

Lugina e mesme e Drinit të Zi, territorialisht e lidhur me këtë rajon, përfaqëson zonën ku janë evidentuar gjurmët më të hershme të qytetërimit neolitik në Shqipëri, kronologjikisht të lidhur me gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të VII para Krishtit! Fshatrat më të hershëm neolitikë të këtij rajoni dhe ndër më të hershmit në Shqipëri janë Burimi, Cetushi, Kronëzat (Fushë-Alie), prej të cilave, dy të fundit përfshihen brenda kuotave të përmbytjes, pasi janë shumë afër bregut të djathtë të

Drinit të Zi (Bunguri, 2022).

Studiuesi dibran Hilmi Sadiku bazuar në lëndë arkeologjike si mozaik, qeramike e pasur, tulla tjegulla, mure të periudhës ilire hedh dritë mbi ekzistencën e një qyteti ilir në vendin me toponimin “Gjiret e Përnezhës” në Fushë-Alie buzë lumit. (Koltraka, 2010)

Vendbanime të tjera me interes për qytetërimin ilir janë Gradeci, Zall-Dardha, Çidhna e Poshtme etj. (Koltraka, 2010)

Nëpër këtë luginë kalonte degëzimi verior i Egnatias antike, që bashkonte dy tranversalet më të mëdha tranballkanike, atë Egantia në jug (Ohër) dhe atë Lissis-Naissus në veri (Kukës) (Bunguri, 2022).

13.

Është theksuar shumë kohë më parë roli i rëndësishëm i Dibrës dhe kontributi i saj i veçantë në historinë nacionale, në të gjitha etapat e zhvillimit historik e shoqëror. Përmbytja e saj do të thotë përmbytje e të gjithë kësaj historie (Bunguri, 2022).

Një moment i lavdishëm i saj është padyshim epopeja Skënderbejane e mesit të shek. XV, dhe luftërat e tij fitimtare, atdheu historik i të cilave, është vetë Dibra, ku Skënderbeu zhvilloi 19 nga 24 betejat e tij. Pikërisht kjo Dibër tani rrezikohet nga përmbytja! Me këtë veprim të nxituar, zhduket ose përmbytet përjetësisht një pjesë e territorit hapësinor të kësaj epopeje! (Bunguri, 2022)

Pas Skënderbeut rreth 5 shekuj në këtë rajon historik ka ushtruar aktivitetin luftarak në mbrojtje të Dibrës dhe territoreve të tjera shqiptare bashkësia ushtarake me emrin “Nëntë malet” historike të Dibrës. (Koltraka, 2010)

Sa herë është kërcënuar Dibra dhe rajonet e tjera shqiptare, fisnikëria e këtij rajoni organizonte kuvende tek “Ferra e Pashës”, tek “Gjurra e Mazhicës”, tek “Gropat e Ujkut” ku merreshin vendime për t’i dalë zot vatanit. (Koltraka, 2010)

Me kete rast, perseris dhe njeher se ne te gjithe krahinat e Shqiperise etnike, qe nga Nishi ne veri e deri ne Arte e Preveze ne jug dhe nga Adriatiku ne Perendim dhe deri ne Manastir e Presheve ne lindje nuk ka krahine shqiptare mos te kete varre deshmoresh dibrane. Dibranet cdo pellembe te tokes arberore e kane mbrojtur me gjak (Hoxha, 2010).

Në betejën e vitit 1880 për mbrojtjen e Plavës e Gucisë morën pjesa luftëtar nga Reçi e Dardha, fakt të cilin na e përcjell madh Gjergj Fishta te ‘’Lahuta e Malsisë,,poeti i i cili shkruan: ‘’Ku janë dyndë Plava e Gusi………Gashë, Krasniçe, Reç e Dardhë (Mziu, 2022).

Në luftën për ,mbrojtjen e Shkodrës në vitin 1912-1913, Dibra dha 114 dëshmorë. Vetëm në Kushaj të Hanit të Hotit, ndodhen 30 varre, që mbajnë emrin ‘’Varret e Dibranëve,, të rënë në këtë luftë (Mziu, 2022).

Një luftë të tillë po si ajo e stalingradit ishte lufta e dibranave ku dallohet ajo e ‘’Osman Pacit, nga Fushë Çidhna, qëndron aq lart sa, pa e tepruar aspak, mund t’a quash ‘’Mic Sokoli dibran,, ai i vuri gjoksin mitralozit serb në pozicionet e pushtuesëve në Kodër të Shkekës, më 20 gusht 1920, duke i detyruar ushtarët serbë të lënë llogoret e luftes (Mziu, 2022).

Dibra ishte nje ndër pikat kyçe, ku vihej në pikëpyetje ekzistenca e Shqipërisë. Dibra ishte hallka ku do të ndahej ose jo Shqipëria në dy pjesë.,, deklaron në dhjetor 1982 Akedemiku Aleks Buda me rastin e luftës së dibranëve të viteve 1912-1921 kundër ushtrisë serbe të mirë organizuar e të armatosur gjer në dhembë (Mziu, 2022).

Urrejtja ndaj Dibrës e dibranëve u shfaq sidomos gjatë luftërave për pushtimin e Dibrës në vitet 1912-1921. Ofensiva serbe e tetorit 1913 dhe ajo e vitit 1918,  nuk lanë fshat të Dibrës pa djegur dy e tri herë. Pushtuesit serbë me sadizmin e pashoq dhe taktikën e “tokës së djegur”, kryen në këtë hapësirë masakra nga më të tmerrshmet, që mund të imagjinohen nga mendja njerëzore. Nuk ka pëllëmbë të tokës dibrane që nuk u skuq nga gjaku i bijëve të saj, në mbrojtje të vatanit! Këto janë të dokumentuara në arkivat e kohës, në memorien popullore, por edhe në toponimet e shumta të kësaj periudhe si “vorret e vrame”, “vorret e serbit”, “vorri i gruas”, “vorri i nuses”, “vorret e cullve” etj, që tani duam t’i mbysim përjetësisht nën ujrat e liqenit dhe t’i fshijmë nga kujtesa historike (Bunguri, 2022).

Është vështirë të mendohet, por përmbytja e Dibrës të duket si një plan i hartuar jo në Tiranë, por në kancelaritë e Serbisë që donin ta përfshinin Dibrën brenda kufijve të tyre dhe që kërkonin të vinin kufirin e tyre përgjatë Drinit, ose në vargun e maleve perëndimore të Dibrës, ndërsa qëllimi i tyre strategjik ishte dalja në Durrës!. (Bunguri, 2022)

14.

Tre janë periudhat kur është vënë në diskutim ekzistenca e saj. Fillimisht me pushtimin osman dhe masakrat e përbindshme të Sulltan Mehmetit në Ҫidhnë e në krejt Dibrën, duke bërë që krahina të humbiste pjesën dërrmuese të popullatës e të mbetej me pak mijëra banorë në fund të shekullit XV. Më pas me agresionin e egër serb ku llogaritet se nga treva e Dibrës u larguan deri në 70 mijë vetë dhe shpopullimi si pasojë e emigracionit që po ndodh gjatë këtyre 30 viteve të fundit, e që sipas të dhënave që ka publikuar vetë Instat, është alarmant. Nga qarku Dibër gjatë këtyre viteve të fundit, është larguar mesatarisht çdo vit mbi 3 mijë banorë. Qarku ka humbur në 5 vjetët e fundit 12% të popullsisë dhe zbrazja nuk ka të ndalur. Tani dhe një Skavicë më shumë duhet për ta zbrazuar Dibrën plotësisht nga dibranët (Balla, 2022).

15.

Në të gjithë botën e qytetëruar, para se të merren vendime të tilla që ndikojnë drejtpërdrejtë në ekosistemin e një rajoni të dhënë dhe në jetën e mijëra banorëve, organizohen referendume popullore. Pasi një qeveri e përgjegjshme, punon për interesat themelore të qytetarëve të vet.

Nga mënyra se si projektohet ndërtimi i HEC Skavicës cënohen dhe nuk rrespektohet asnjëra nga mekanizmat mbrojtës ndërkombëtarë. Ne nivel ndërkombëtar janë disa mekanizma si rezoluta, konventa dhe deklarata miratimi i,të cilave ka si qëllim mbrojtjen e mjedisit te lidhur ngushtë me interesat e popujve. Ndër to janë Deklarata e Stokholmit e dale nga Konferenca mbi Mjedisin Njerëzor e mbajtur në Stokholm nga 5 deri më 16 qershor 1972, Konventa për Diversitetin Biologjik Rio de Zhaneiro, 5 qershor 1992, Konventa-e-Aarhusit etj (Markja, 2022).

Ligji per shpronesimet thote “e drejta e shpronësimit dhe e marrjes në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private ushtrohet për një interes publik që nuk mund të realizohet ose të mbrohet në mënyrë tjetër, veçse për shkaqe dhe në respektim të procedurave të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, në atë masë sa është e domosdoshme për realizimin e qëllimit të shpronësimit dhe në çdo rast kundrejt një shpërblimi të drejtë.”

Lind pyetja a është e vërtetë se nuk mund të prodhohet energji elektrike në një mënyrë tjetër pa dëmtuar luginën e Drinit të Zi? (Markja, 2022) Po, ka shume menyra. Vetem nese qeveria do te kishte ulur humjet ne rrjet prej 20% , gati sa dy HEC Skavice, si dhe te kishte investuar ne burime te qendrueshme gjenerimi te energjise nuk do te kishte nevoje per HEC Skavice. Por edhe ligji per shrytezimin e energjise diellore nga entitete apo individe nuk eshte bere efektiv, duke sjelle pasoja ne mungesen e diversifikimit te burimeve te gjenerimit te energjise.

Qeveria Shqiptare shkel parimin e porpocionalitetit qe thote qe:

  • Çdo veprim administrativ, i cili, për arsye të mbrojtjes së interesit publik ose të të drejtave të të tjerëve, mund të kufizojë një të drejtë individuale, ose mund të cenojë interesa legjitimë, zhvillohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Veprimi administrativ është në përputhje me parimin e proporcionalitetit vetëm kur ky veprim është:

  • i nevojshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar me ligj dhe e arrin atë me mjetet dhe masat që cenojnë më pak të drejtat apo interesat legjitimë të palës;
  • i përshtatshëm për të arritur qëllimin e parashikuar në ligj; dhe
  • në përpjesëtim të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.

Ne keto kushte, lind pyetja cili është interesi publik që duhet mbrojtur duke mbytur një trevë të tërë? A nuk është interes publik mbrojtja e luginës së Drinit të Zi së bashku me banorët , tokën e tyre dhe e historinë e saj? Cila është nevoja që dikton ndërtimin e HEC Skavicës pa shfrytezuar me perpara alternativa me te qendrueshme dhe me pak te demshme per prodhimin e energjise? (Markja, 2022) Asnje pergjigje, por vetem vendosja perpara faktit te kryer!

Vendimet e qeverise shqiptare jane marre ne kushtet e mungeses se plote te parimit te transparences qe thote “Organet publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të (Markja, 2022).

16.

Rrethin vicioz qe perseritet e perseritet me HEC Skavice ka ardhur koha ti japim fund te gjithe ne. Askush tjeter pervec ne, ti,une, te tjere e te tjere, te gjithe grusht bashkuar rreth Dibres si komunitet, me dibranet qe jane ne trojet e tyre dhe atyre qe jane larguar.

Tani, JO NESER. Motoja jone O Sot o Kurre!

 

Referencat

Aliaj, S., Adams, J., Halchuk, S., Sulstarova, E., Peci, V., & Muco, B. (2004). PROBABILISTIC SEISMIC HAZARD MAPS FOR ALBANIA. Vancouver, Canada: 13th World Conference on Earthquake Engineering,. Retrieved Prill 2022, from https://www.iitk.ac.in/nicee/wcee/article/13_2469.pdf

Balla, A. (2022). Me mire nje Diber pa Skavice apo nje Shqiperi pa Diber? Tirana: www.stopskavica.org. Retrieved April 2022, from https://stopskavica.org/2022/03/06/skavica-me-mire-nje-diber-pa-hidrocentral-apo-nje-shqiperi-pa-diber/

Bejleri, L. (2022). Pasuria me e madhe. Tirane: Facebook grop: Opposition to Skavica Dam.

Bunguri, A. (2022). Argumentat kunder ndertimit te Skavices. Tirane: www.stopskavica.org. Retrieved Prill 2022, from https://stopskavica.org/2022/03/08/argumentat-kunder-ndertimit-te-skavices/

Commission, E. (2020). Albania 2020 Progress Report. Brussels: European Commission. Retrieved 2022, from https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/system/files/2020-10/albania_report_2020.pdf

Ebinger, J. (2010). Albania’s Energy Sector: Vulnerable to climate change. World Bank. World Bank. Retrieved Prill 2022, from https://documents1.worldbank.org/curated/en/345341468282912757/pdf/622470BRI0Alba0Box0361475B00PUBLIC0.pdf

Energjise, M. e. (2020). Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica. Tirane: Ministria e Infrastruktures dhe Energjise. Retrieved Prill 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/balluku-nenshkruan-me-kompanine-amerikane-bechtel-memorandumin-e-bashkepunimit-per-hec-skavica/

ERE. (2021). The situaiton of the Power Sector and ERE Activity during 2020. Tirane: ERE. Retrieved Prill 2022, from https://ere.gov.al/images/files/2021/08/23/Annual%20report%202020.pdf

Gass, H. (2013, December). Reservoir emissions: a quiet threat to expanding hydropower. E&E News: Clean Energy. Retrieved Prill 2022, from https://www.eenews.net/stories/1059991386

Hoxha, A. (2010). Shitja, Permbytja dhe Asgjesimi i Dibres- Tradhti ndaj kombit. In A. Ashiku, PO DIBRES JO SKAVICES-Njerezit qe i dua (p. 91). Tirane: Botime MB. Retrieved Prill 2022

K., M. (1987). Reservoir Sedimentation. The World Bank, Washington DC, USA, Technical Paper.

Karoshi, B. (2021, Mars). Intervista te TV Dibra news: shoqeria civile cdo projekt pa miratimin e banoreve eshte i papranueshem dhe i deshtuar. Rruga e Arbrit nr 3 (175), p. 5. Retrieved Prill 2022, from http://www.rrugaearberit.com/arkiva/2021/mars2021.pdf

Kola, H., & Mato, X. (2022). Kambanat bien për reflektim, SA AKTUAL? Tirane: Federata Kombetare e Pyjeve. Retrieved Prill 2022, from https://www.facebook.com/federata.kombetare.e.pyjeve/

Koltraka, M. (2010). AMANETI I MURAT KOLTRAKËS: DIBRA APO SKAVICA? Tirane: Adburrahim Ashiku, Nga cikli: “Skavica nuk do të kalojë”…NO PASSARAN. Retrieved Prill 2022, from https://www.facebook.com/groups/475091904186879

Mahmood, K. (1987). Reservoir Sedimentation. The World Bank, Washington DC, USA, Technical Paper. Retrieved Prill 2022, from https://eprints.hrwallingford.com/972/1/HRPP616_Impact_of_reservoir_operation.pdf

Markja, M. (2022). Nga mënyra se si projektohet ndërtimi i HEC Skavicës cënohen dhe nuk rrespektohet asnjëra nga mekanizmat mbrojtës ndërkombëtarë. Tirane: Facebook: Opposition to Skavice dam group. Retrieved Prill 2022, from https://www.facebook.com/groups/475091904186879

Mziu, S. (2022). DIBRA SI MJEDIS GJEOGRAFIK DHE LUFЁTRAT E PЁRGJAKSHME. Tirane: Facebook. Retrieved 2022, from https://www.facebook.com/groups/475091904186879

Q.M.K.SH. (2021). a powerful earthquake damaged the district of Dibra and Librazhd. Tirane: QMKSH. Retrieved Prill 2022, from https://www.qmksh.al/en/30-nentor-1967-nje-termet-i-fuqishem-demtoi-rende-dibren-e-librazhdin/

Salisbury, D. (1998, Mars). The high cost of keeping dams safe. Stanford Report. Retrieved Prill 2022, from https://news.stanford.edu/news/1998/march11/damsafety.html

Shquti, S. (2022). Dita Nderkombetare e Tokes. Tirane: https://www.facebook.com/groups/475091904186879.

Shquti, S. (2022). DRINI – MJEDISI & HC SKAVICA. Tirane: Facebook group: Opposition to Skavica Dam. Retrieved Prill 2022, from https://www.facebook.com/groups/475091904186879

Williams, S., Perera, E., & Smakhtin, V. (2019). Assessing Global Trends in the Status, Causes, and Implications of Ageing Water. 2nd International Conference on Natural Hazards & Infrastructure. Chania, Greece: United Nations Institute for Water, Environment, and Health (UNU-INWEH). Retrieved Prill 2022, from https://inweh.unu.edu/wp-content/uploads/2020/08/S.-Williams-et-al.-ICONHIC-Submission.pdf

 

 

 

1 COMMENTS

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika