Projekti shkaterrues I HEC Skavices dhe nevoja per mobilizim te menjehershem te Dibraneve per mbrojtjen e trojeve tona.
Ferzileta Gjika
New York, 23 Prill, 2022
- Te dhenat per HEC Skavice, ato qe jane publikuar ne media te ndryshme:
Fillimisht, nuk po flas per ndikimet e shumta negative te projektit, pasi po perqendrohem vetem te te dhenat e bera publike nga qeveria.
Lartesia mbi nivelin e detit: 443m, lartesia e diges: 147m, siperfaqja e rezervuarit 54km2, volume I rezervuarit 2319 mln m3, fuqia 210 MW, Prodhimi Vjetor: 915 GWH, kosto 510 milione euro, ku perfshihen shpronesimet dhe ndertimi I infrastruktures se nevojshme (120 milione euro).
Kostot e vlerësuara deri në fazën e parafizibilitetit për këtë projekt janë respektivisht 308 milionë euro për alternativën me digë të ulët (deri në kuotën 388 m.m.n.d) dhe gati 510 milionë euro për alternativën me digë të lartë (deri në kuotën 443 m.m.n.d)
Ndërtimi i HEC do të ndahet në dy faza, sipas projektligit të miratuar nga qeveria shqiptare në mars 2021 për “përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International, inc.”.
Faza e parë, e cila përfshin matjet topografike, studimet hidrologjike e gjeoteknike, zhvillimin e strategjisë për realizimin e projektit, vlerësimin mjedisor e social, përcaktimin e projektit teknik dhe të kostove.
Kjo kontratë u nënshkrua më 5 korrik nga KESH dhe Bechtel. Shpenzimet për fazën e parë të projektit do të përballohen nga Shoqëria “KESH”.
Protestues nga Dibra, ne Skavice. Shkurt, 2022
Ndërsa projektimi dhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të ndërtohet me një kredi të marrë nga qeveria shqiptare në bankën për zhvillim të Amerikës, Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DFC).
Sipas parashikimeve me optimiste te studiuesve, HEC Skavice pritet te ule me 50% importin e energjise.
Sa I perket kohezgjatjes, sipas te dhenave te publikuar, qeveria planifikon qe vepra pritet te perfundoje brenda vitit 2024.
- Dokumenta te nenshkruar dhe jo te bere publik:
- Studimi I parafizibilitetit apo fizibilitetit
- Dokumenti I shprehjes se interesit paraprak të depozituar në ministrinë përgjegjëse për
infrastrukturën dhe energjinë nga Bechtel. - Kontrata e fazes se pare
Sipas kontrates per fazen e pare, Bechtel duhet te beje:
- matje topografike dhe studime hidrologjike në mbështetje të zhvillimit të projektimit;
studime dhe inspektime gjeoteknike në terren; - zhvillimin e strategjisë për realizimin e projektit;
- rishikimin dhe finalizimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor e social;
- përgatitjen e projektit teknik, përfshirë përzgjedhjen e furnitorit të turbinave, me qëllim
preventimin e kostove dhe të sasive; dhe - shërbime të tjera të dakordësuara për të mundësuar ecurinë e zhvillimit të projektimit
të hidrocentralit të Skavicës
Protestues nga Dibra, Tirane.Prill, 2022
- Per te gjitha keto studime, KESH eshte autoriteti qe duhet te beje oponencen, pasi, theksohet, se deri tani asgje nuk eshte bere publike. Pra, KESH, do te beje oponencen kur qe ne fillim eshte autoriteti kontraktues, me interesa te njeta me kompanine por krejt te kunderta me banoret.
- Kontratat dhe fazat
Kontrata per te dyja fazat behet mes KESH dhe Bechtel, ku Ministria e Infrastruktures ka rol mbikeqyres.
Kontrata per fazen e pare eshte nenshkruar mes Bechtel dhe KESH eshte miratuar nga Keshilli I Ministrave pasi parlamenti miratoi projekligjin per kete qellim ne 2021.
Kjo kontrate eshte neshkruar me 05 Korrik 2021 dhe sipas fjales se rastit, ka afat 18 muaj per tu perfunduar(https://www.infrastruktura.gov.al/hec-skavica-nenshkruhet-kontrata-e-fazes-1-mes-kesh-dhe-bechtel/).
Kontrata për fazën e dytë të projektit pritet te miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Pra, per fazen e dyte, pritet serish kuvendi te mblidhet per te miratuar nje projektligj qe do te lejoje KESH dhe Bechtel te firmosin kontraten per fazen perfundimtare te projektit. Ky eshte momenti kyc ku nevojitet presion maksimal per te mos lejuar perseritjen e Marsit te 2021, ku nje kuvend monopartiak miratoi projekt ligjin per fazen e pare, pa asnje konsulence, asnje oponence, ku deputete socialiste te kuvendit as nuk jane ngritur te marrin fjalen, te tulatur nga frika se mos ju degjohet sadopak zeri dhe zemerohen ato siper.
- Nevoja per mobilizim te menjehershem te komunitetit per te mbrojtur vetveten
Sic thame, miratimi I ligjit per kontraten e fazes se pare me 23.03.2021 eshte bere nga nje parlament monopartiak ku kuvendi nuk ka perfaqesuar ne asnje moment vullnetin e popullit qe preket por ka vepruar si noter I Keshillit te Ministrave.
Aktualisht, duke pare influencen malinje te sistemit patronazhist + oligarke ne Diber, po degjojme dhe do te degjojme gjithnje e me shume, venien ne skene te skenareve ku Dibranet nuk lejohet te shprehen lirisht ne lidhje me te ardhmen e tyre, por shantazhohen ne cdo aspekt te mundshem.
3.Siguria e Ballukut
Ne nje komision parlamentar, Ministrja Balluku ne pergjigje ndaj nje pyetje te nje deputeti per HEC Skavice dhe ndikimit ne komunitet, tha qe ne si ministri vetem kemi marre letra qe pyesin kur do te shperngulemi?!. Pra, askush sipas Ballukut, nuk kishte kundershtuar kete projekt, pavaresisht se disa protesta ishte zhvilluar dhe shume banore dhe eksperte ishin shprehur kunder. Per kete, u perpoqa te dorezoj fizikisht ne ministri nje peticion kunder dhe per cudi pashe, qe protokolli nuk pranoi ta marre ne dorezim me numer protokolli. Pra, kundershti ka, por Ministrja nuk ka veshe te degjoje dhe nuk ka guxim as te marre ne dorezim nje peticion te thjeshte qe ben thirrje per ndalimin e HEC Skavice. Sa here qe ben eksursion ne Skavice, vendin ku do te behet diga, nuk shikon apo ndalet ne asnje moment diku aty prane, qe do te mbulohet me uje, duke injoruar totalisht Dibranet. Dhe nese ndalet ne te ardhmen, me siguri do te jete nje show I parapergatitur.
- Perca e sundo
Metoda perca e sundo i qete perdoret rregullisht ne Shqiperi, sidomos ne protestat e organizuar nga komuniteti. Tipike mbesin percarjet mes banoreve qe ju prishen shtepite, kur dikush mashtrohet, dikush tjeter merr nje gje te vogel per te humbur nje me te madhe, lajme te rreme dhe disinformacione, kane cuar ne deshtimin e tyre. Secili shikon vetem shtepine e vet dhe nga nje shtepi ne dite, kur te shikosh pas nje fare kohe, cdo gje ka mbaruar. Tashme, kur komuniteti ne Diber ne asnje menyre nuk e pranon HEC Skavice, motoja perca e sundo duket se eshte vene ne zbatim, me skenare qe I kemi pare dhe degjuar per kaq kohe ne vend, ndaj gjithnje e me shpesh do te degjojme cudi te ndryshme. Asgje e re nga ky front por duhet pranuar qe kane fantazi.
- Motoja jone: a besa e bese! Per Dibren o Sot o Kurre!
Por, a do te shantazohen perfundimisht dibranet? Per here te fundit, pasi nje pjese e mire e saj, pas HEC Skavice, do te shuhet dhe nuk do te jete me problem dhe mund ti ruajne thaset e miellit per pjesen tjeter te Dibres, duke e vene poshte perturp.
Une them qe jo. Tani eshte momenti qe perpara luftes, te heqim dore nga ndasite, njejte sic benin te paret tane kur niseshin per lufte. Sepse, si mund te garantosh fitoren ne nje beteje kur po lufton me tjetrin ngjitur, apo nisesh per lufte dhe akoma nuk e di cfare armesh eshte ne gjendje te perdore kundershtari. Pra, le ta bejme a besa a bese si perpara, te mos i nenshtrohemi disfates akoma pa luftuar sic duhet, sic e ka zakon Dibrani. Dhe ne, fundja fundit sado te shajme veten, jemi pasardhes te tyre, dicka do tia arrijme nese behemi grusht si komunitet, ato qe jane larguar dhe ato qe kane mbetur.
- Se fundi, mirenjohja eshte njerzore.
Ne kete kauze, cdokush eshte I thirrur te kontribuoje me maksimumin e vet dhe shume as nuk preken nga HEC Skavice por megjithate I shohim ne vijen e pare te oponences. Ndonese nuk e themi shpesh, na takon ti falenderojme te gjithe, nga cdo vend dhe krahine apo fushe e jetes qe kundershton HEC Skavice, Sa me shume ta shtrijme ne komunitet, aq me mire duke hedhur poshte mitet qe kane zene vend ne popullsi ne lidhje me “mrekullite” e HEC Skavice dhe duke bere te njohur kundershtine tone te pa kompromis.