Stop Skavica

Stop Skavica

Publications

HEC SKAVICA- paguhet nga Taxpaguesit Shqiptare! Te drejtat legjitime te banoreve!

                Ferzileta Gjika

17 Mars, 2022, New York

Neni 15 I Kushtetutes se Republikes se Shqiperise shkruan se:

.. te drejtat dhe lirite themelore jane te pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik shqiptar….

Sipas nenit 17 te kushtetutes ..kufizimet e ketyre te drejtave per interes legjitim, ne asnje rast nuk duhet te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave…

Nje e drejte themelore e shkelur eshte e drejta e dibraneve per te vendosur. Projekti eshte ne vazhdim nderkohe askush nuk ka pyetur dibranet nese duan te shkulen nga toka e te pareve te tyre apo jo si premisa kryesore mbi te cilen mund te ndertohen pyetjet e tjera nese duhet te vazhdohet me kete projekt apo te ndalohet sa eshte ne kohe.

Cdo vazhdim I projektit pa kete hap natyrshem merret nga dibranet si e drejte e dhunuar, kunder nenit 15 te kushtetutes, ku e drejta e tyre natyrore mbi token dhe trashegimine, tentohet te tjetersohet dhe ndahet, dhunohet apo zvogelohet ne emer te nje interesi legjitim hipotetik, pasi asnje nga banoret nuk ka lexuar projektin dhe nuk ka marre nje vendim te informuar.

Qeveria shqiptare ka lidhur kontrate me kompanine amerikane Bechtel per projektin HEC Skavice dhe ne cdo prononcim ve ne dukje se ky eshte nje investim amerikan. Dukshem kjo behet per te sugjestionuar cdo kundershtues jo shume te informuar, qe beson se meqe ky eshte nje investim amerikan, nuk ia vlen te degjojme ato qe jane kunder, duke supozuar apriori qe argumentat e tyre nuk duhet te qendrojne.

Si qendron e verteta? Bechtel eshte kontraktor qe do te ndertoje HEC Skavice, pasi projekti do te financohet nga taksapaguesit shqiptare nepermjet nje kredie te bute nga banka amerikane DFC. Pra sic eshte e natyrshme per cdo kompani, duke perfshire dhe Bechtel, te kerkoje te marre sa me shume projekte kudo ne bote, aq me teper ne Shqiperi qe njihet per qendrimet me pro-amerikane ne bote, eshte dhe e natyrshme qe dibranet te mbrojne te drejtat e tyre dhe e verteta te thuhet ne cdo kohe pa komplekse qesharake.

Pra,sic shihet, nuk kemi nje investim amerikan por nje kontraktor amerikan qe ben punet e kontraktuara me parate e qytetareve shqiptare. Shume nga keto punime natyrshem do te kryhen nga nenkontraktore te tjere amerikane apo shqiptare. Pra, qartesisht askush nuk eshte kunder nje kontraktori amerikan apo kushdoqofte ne vetvete.

Kostot e vlerësuara deri në fazën e parafizibilitetit për këtë projekt janë gati 510 milionë euro për alternativën me digë të lartë (deri në kuotën 443m) me nje dige me jetegjatesi te vleresuar per 100 vite. Duke supozuar nje shfrytezim eficent dhe jo korruptiv te diges keto 100 vjet, gje qe vihet ne dyshim duke patur parasysh te verteten faktike te shfrytezimit te digave te tjera ne Drin, pas 100 vjetesh cfare do te ngelet ne dibren e poshtme, pervecse nje gjysem liqen pasi deri atehere sedimentet do te kene bere punen e tyre.

Ne keto rrethana, cdo dibrani I lind te drejta te kerkoje referendum kombetar se cilen krahine tjeter duhet te zhdukim nga harta per projekte zhvillimore. Shume mire, krahinat me me shume fusha mund ti mbulojme me panele diellore pasi energjia qe do te sjellin eshte e paster dhe nuk mbaron kurre, kuptohet me investimet perkatese. Krahinat malore mund te sherbejne per energji te eres dhe jane te pershtatshem si ne veri dhe ne jug. Shume mund te thone qe ky propozim eshte baraz me genocid dhe copezim te trungut ame Shqiperi por pse kjo e vertete nuk vlen per dibranet kur qartesisht eshte argumentuar se demi nuk prek vetem banoret qe do te permbyten por praktikisht te gjithe krahinen e Dibres, duke e reduktuar, zvogeluar, tretur dhe zhvleresuar ate edhe me tej. Banoret do te vazhdojme masivisht braktisjen pasi jeta do te behet edhe me e pajetueshme sec eshte tani, ne kushtet kur burimet e veta te mbajtjes te jene copezuar apo zhdukur fare, te bere jo rentabel. Cili do te ishte rezultati finali I ketij projekti? Vdekja e Dibres sic e njohim dhe perfitimi do te ishte gjenerimi I nje energjie shtese per 100 vjet. Secili ti beje pyetjet vetes se tij se ku peshon ndergjegja e tij apo saj.

Natyrshem qe qeveria duhet te kete marre parasysh interesat dhe demin dhe te kete vendosur qe interesi prevalon mbi demin, por nuk ka menduar se dibranet qe do te pesojne demin duhet te ishin trajtuar me dinjitet, si banore te republikes se Shqiperise, me te drejta te plota kushtetuese dhe ligjore me kontribut te pamohueshem ne kete shtet te quajtur Shqiperi; pra te ishin pyetur kur akoma kontratat nuk ishin te neshkruar apo angazhimi financiar nuk do te ishte marre persiper. Pasi eshte firmosur kontrata, qeveria shqiptare thote qe do te konsultohen banoret. Ne kushtet kur permbytja e HEC Skavices prek rreth 20 fshatra dhe indirect shume zona te tjera tokat e te cileve do te behen te papunueshem nga mjegulla dhe ndryshimi I mikroklimes, kur praktikisht zona historike e dibres ndahet me dysh papritur nga nje liqen I stermadh duke cuar ne braktisjen totale te tij, ky konsultim merr vlerat e nje tallje cinike per te gjithe dibranet.

Perfundimisht, cdo njeri qe eshte I interesuar qe projekti HEC Skavice te behet duhet te kuptoje mire se ky projekt do te shkaterroje nje zone te tere dhe ndonese mund te kete shume qe nuk kane ndjeshmeri nisur nga motive te ndryshme, eshte detyra e te gjithe dibraneve ta bejne te ditur qendrimin e tyre, kundershtine dhe tju japin ze te drejtave te garantuar me kushtetute. Sic thote nje fjale e urte popullore, guri I rende ne vend te vet, nese guri largohet dhe vendoset diku tjeter, ne dhe te ri, rrezikon te rrokulliset dhe te humbase ne humnere, te humbase emrin dhe identitetin e tij por atehere do te jete shume vone.

 

 

 

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *

The movement "Opposition to Skavica Dam", "Opposition to the construction of the Skavica Project" has been approved, legitimized by the Court of Tirana, as a popular movement to oppose the construction of Skavica, and aims to protect Dibra. I invite all Dibras to be part of this movement, all-popular, united more than ever. Please contact us with the following information: **email: oppositionskavica@gmail.com ** cell: 0696752775 **With respect, ** Ferzileta Gjika